Home KRYESORE Idrizi porosit ministrin Bushati para vizites ne Athine

Idrizi porosit ministrin Bushati para vizites ne Athine

Para vizitës së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në Athinë, kryetari i PDIU-se, Shpëtim Idrizi i jep disa porosi t’i ketë me vete para se të shtrohet në tryezën e mikpritjes greke.

Ne fakt, kreu i PDIU-së i vlerëson këto vizita një mundësi për të krijuar lidhje të vërteta, jo vetëm gjeografike, historike për dy popuj të destinuar të bashkëjetojnë në ditë të mira dhe të këqija, por edhe për zgjidhur problematikat e mbartura nga historia e shkuar dhe sfidat e së ardhmes.

Gjatë një takimi me gazetarët ne te njejten kihe nënkryetari i Kuvendit, Shpetim Idrizi, tha se veç ballafaqimi i problemeve, trajtimi i tyre me seriozitet e reciprocitet, vullnet të mirë ka për të çuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Greqinë.

Idrizi e porositi ministrin Bushati të flasë ashiqare për heqjen e ligjit të luftës, por edhe për rinegocimin e marrëveshjes së ujrave dhe çështjen e kufinjve tokësorë. – “Bushati duhet të interesohet për sigurimet shoqërore për emigrantët shqiptarë që punojnë në Greqi, hapjen e shkollave shqipe për fëmijët e tyre” – tha Idrizi duke shtua se ka një merak të veçantë, çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.

Sipas Idrizit, ka ardhur koha që diplomacia mos të fshihet pas gishtit, port të lëshojë zërin për këtë gjë, meqë e ka dhe në programin e qeverisë dhe Rezoluta e 8 prillit 2004 në Kuvendin e Shqipërisë për çështjen çame e ngarkon ministrin ta trajtojë gjerësish, pa tabu, pa tërheqje dhe publikisht çështjen e shqiptarëve të Çamërisë, qartesoi Deputeti Cam Shpetim Idrizi.

Share: