Home KRYESORE Idrizi: Rama dhe Dule të ishin mbështetës të çështjes çame

Idrizi: Rama dhe Dule të ishin mbështetës të çështjes çame

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama në Kuvend. Ai tha se nuk ndikohet nga miqësitë politike të Ramës. – “Nuk ndikohem nga miqësitë politike të Ramës. Do të mirëprisja që z. Rama dhe Dule të ishin mbështetës dhe miq të zgjidhjes së çështjes së shqiptarëve të Çamërisë”. Në seancën e  sotme parlamentare, kryeministri Rama replikoi me kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule. Debati mes tyre është acaruar, pasi Dule e çuajti kone, deputetin socialist Erjon Braçe dhe në përgjigje të kësaj fyerjeje, Rama iu drejtua Dules: “Si të vjen ty të të themi mos u bëj kone e Greqisë?!”

Share: