Home KRYESORE “Konvertimet fetare “live” jo lajm per vendet e qytetëruara!

“Konvertimet fetare “live” jo lajm per vendet e qytetëruara!

Nga Lis Bukuroca

“Konvertimet “live” – vajza ndërron fenë në Katedralen e Prishtinës. Ceremonia e zhvilluar në Katedralen ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë është transmetuar drejtpërdrejt në televizionin publik.” Zëri.

Në vendet e qytetëruara, ky nuk është lajm as për gezetat që falen nëpër rrugë, sepse konsiderohet çështje krejtësisht private dhe njeriu, sipas ligjit, mund të bëjë konvertime çdo ditë.

Çfarë synon me këtë lajm televizioni publik, nuk dihet, por se me këtë popull dhe me bindjet e tija fetare, po tallen herë turqit me financime, herë serbet me financime, herë sheikët e Arabisë Saudite dhe e kanë sjellë njeriun në atë gjendje, sa nuk i ndihmon më, as kur i shkruan hajmali hoxha, as kur i fryen popi, as kur i fryen prifti.

Të gjithë duan ta dërgojnë në parajsë pas vdekjes dhe natyrisht, të gjithë kanë një qëllim: ta largojnë sa më shumë nga parajsa e tokës dhe zgjidhja e problemeve të përditshme.

Para disa viteve shfaqën live “konvertimin” e Hashimit në osmanizëm me Erdoganin majtas, pranë zemrës së Thaçit dhe, mund të konsiderohej lajm, sepse stalinisti i djeshëm, shfaqej duke u falur në rrugë.

Nëse fiton Trump, Thaçi do të jetë i pari që do të futet në kishë për t’u konvertuar.

Mund të gjejmë qindra mijëra veta, që janë të gatshëm të na imponojnë bindjet e veta fetare, për ta rritur grupin e vet, por nga një milion veta, nuk gjendet një njeri që i fal të mjerit 100 euro, ose 1000 për shërim apo për mbijetesë…

Zakonisht opioniot publik nuk intereson kush konvertohet, kush bëhet synet, cilën nuse zgjodhi filani e cilin burrë filania, kjo ësht ajo sfera private, që mbron kushtetuta, por duke parë se çfarë njerëz kemi në krye të vendit, na shfaqet profetët e të gjitha ngjryrave, që kanë vetëm një qëllim: si ta pasivizojnë njeriun, si ta manipulojnë për interesa të paguesve, si ta shndërrojnë në marionetë për së gjalli dhe t’ia mbushin mendjen se kënaqësia vjen, vetëm pas vdekjes. Kjo po i konvenon edhe politikës, sepse i duhet turmë sa më e padijshme dhe sa më e trullosur.

Çfarë synohet me këto konvertime në xhihadistë dhe në katolik, kur dihet se nuk do të bëhen kurrë xhihadistë të gjithë, e as katolik, të gjithë, nuk mund të thuhet me siguri, por mund të jenë si rezultat i një manipulimi. Mendoj konverimi është ajo sfera private e njeriut, që i takon vetëm atij dhe po bëhemi popull tragjik-komik në sytë e botës.

Ai që na don të mirë, nuk na ofron një religjion sot, por një rrugëdalje nga kriza. Ai që na don të mirë, nuk kërkon të na manipulojë me bindjet e veta, por duke respektuar lirinë tonë individuale edhe atë në mënyrë absolute.

Askush nuk beson se ne bëhemi fetarë të mirë, sepse tashmë me shembuj kemi bindur botën se ne për interes, jo vetëm se konvertohemi, por shkojmë të vrasim edhe myslimanë në shtëpinëe tyre edhe atë, në emër të të njëjtit zot dhe religjion.

Sot Kosova ndihmohet vetëm duke dhënë shembuj se respektohet ligji dhe kushtetuta, më shumë se babai. Babai është një njeri, kushtetuta është shteti, tërësia nacionale dhe ardhmëria. Në anën tjetër, me konvertime të tilla, Serbia do të çartje nga frika dhe misionarët e saj shqiptarë, që paguhen prej saj, nisin edhe luftë qytetare.

Ka disa shekuj që Serbia, nëpërmjet shqiptarëve të vet, shtron rrugët se nga duhet të ecën shqiptari! Nëse shikohet harta fetare e botës, do të konstatohet një e vërtetë e madhe: imponimi fetar ka arritur deri aty, ku ka mbërri vdekja prej pushtuesit.

Religjioni ka sherbyer si ideologji, si medikament për ta hedhur në komë një popull, përndryshe, do ta kishte ndaluar pushtuesi, ai, mirëpo, ka bërë të kundërtën.

Budizmi nuk ka pushtuar popuj dhe ka ngelur ne Lindjen e Largët. Ata që do të konvertohen nga deshira, – pse nuk duan te shkojne ne nje parajsë, ku mund të shkojë Al Bagdadi ose Papa,- pa dhunë si të pushtuesit, do te numerohen me gishtat e dorës brenda vitit.

Share: