Home KRYESORE Korçë: Tregtarët ulin qepenat në shenjë proteste

Korçë: Tregtarët ulin qepenat në shenjë proteste

Tregtarët e pazarit të Korçës, në shenjë proteste kundër vendimit të Bashkisë për kufizimin e biznesit, kanë ulur qepenat e dyqaneve. Në bashkëpunim me pronarët e këtyre dyqaneve, Bashkia ka rënë dakord për t’i dhënë një tjetër drejtim 140 lokaleve dhe haneve te njohura te pazarit. Por kjo është kundërshtuar nga tregtaret, pjesa me e madhe te e cilëve i kanë me qera ambientet. Pas kthimit në identitet të një prej pazareve më të vjetra në rajonin e Ballkanit, me një vlerë prej 5 milion dollarësh, Bashkia kërkon ta bëjë atë sa me te vizitueshëm nga turistët./VizionPlus

Share: