Home KRYESORE Kujdes politiken me fqinjet

Kujdes politiken me fqinjet

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Ekziston nje aksiome e provuar nga historia dhe e argumentuar nga teorite e marredhenieve, sipas se ciles suksesi ose mos suksesi i politikes se jashtme te cdo shteti varet para se gjithash nga politika me fqinjet. Kjo aksiome varion sipas madhesise se shteteve, fuqise se tyre dhe statusit nderkombetare qe ato gezojne.

Per shtetet e medha, fqinjet jane me rendesi, por jo domosdoshmerisht dhe ne cdo rast. Per fuqite e medha jane po kaq te rendesishme marredheniet globale dhe ato me fuqite boterore homologe.

Per shtetet e mesme, gjithashtu, variabla e prioritetit te politikes me fqinjet ndryshon. Ne mjaft raste shtetet e mesme, sipas permasave te shteteve fqinje, prioritizojne marredheniet ne nivel rajonal me shume sesa ato me fqinjet e drejtperdrejte.

Ndersa per shtetet e vogla si Shqiperia dhe Kosova politika e jashtme nevojitet te prioritizoje gjate gjithe kohes dhe ne cdo rrethane marredheniet me fqinjet. Kjo eshte per disa arsye.

Se pari, Shqiperia dhe Kosova kane per rreth shtete te peraferta per nga madhesia, fuqia dhe statusi nderkombetar. Kjo barazpeshe kerkon shume kujdes per ruajtjen e ekuilibrit, cenimi i te cilit ve ne rrezik paqen e stabilitetin ne Ballkan.

Se dyti, Shqiperia dhe Kosova kane komunitete shqiptare ne zonat midis tyre dhe shteteve fqinje. Keto kordone komunitetesh shqiptare kane rendesi strategjike per Shqiperine dhe Kosoven. Nese marredheniet fqinjesore te Shqiperise dhe Kosoves ruajne normalitetin e bazuar ne politiken e fqinjesise se mire si ne parimet e normat nderkombetare dhe Europiane per te drejtat njerezore dhe kombetare te pakicave, keto komunitete mund te sherbejne si ura miqesie midis shteteve. Nese komunitetet shqiptare perreth Shqiperise dhe Kosoves diskriminohen nga shtetet fqinje ato shnderrohen nga ura miqesie ne kordone krizash permanente ne marredheniet fqinjesore dhe ne nivel Ballkanik.

Se treti, ne mjedisin gjeopolitik dhe ne rrethanat ne te cilat ndodhen gjithe shtetet e Ballkanit fati i zhvillimit dhe prosperimit te tyre varen kryesisht nga orientimet e tyre Euro-Atlantike, pra nga integrimet ne BE dhe NATO. Keto integrime kerkojne hapje mendjesh, tregjesh, kufijsh per te siguruar levizje te lire mallrash, kapitalesh, sherbimesh dhe njerezish, sikunder edhe kerkojne struktura sigurie kolektive nen ombrellen e NATO. Keto procese kalojne vetem permes politikave te fqinjesise se mire.

Se fundit, trendeteve te integrimeve Euro-Atlantike i shtohet edhe globalizmi si prirja me e fuqishme e kohes sone. As integrimet Rajonale dhe as prirjet globalizuese boterore nuk mund te perballohen pa politika fqinjesore te stabilizuara.

Stabilizimi i fqinjesise se mire te Shqiperise dhe Kosoves eshte sfide komplekse. Kjo sepse ekzistojne tre grup-problemesh: probleme te trashegimise historike, probleme te lindura mbas renies se Murit te Berlinit, shperberjes se Jugosllavise dhe tranzicionit demokratik si dhe probleme qe lindin nga vete krizat bashkekohore.

Asnje nga keto grup-problemesh nuk mund te nenvleresohet dhe as te anashkakohet. Te tre keto grup-problemesh lypet te mbahen ne agjenden politiko-diplomatike ne menyre permanente qe te shkojne gradualisht drejt zgjidhjeve te pranueshme nga palet dhe ne perputhje me normat juridike nderkombetare.

Ne prioritizimin e marredhenieve me fqinjet, me rendesi themelore eshte bashkepunimi Shqiperi-Kosove si dhe aleanca e ketyre dy shteteve shqiptare parasegjithash me ShBA si dhe me BE.

Dy shtetet shqiptare duken me te vendosurat ne orientimet Euro-Atlantike. Ky avantash mbareshqiptar lypet te misherohet ne politikat konkrete me fqinjet nga Shqiperia dhe Kosova, bazuar ne specifikat individuale te te dy shteteve me fqinjet respektive si dhe me strategji afatgjate te koordinuara ne menyre te perbashket.

Ne politikat individuale dhe ne strategjine e perbashket midis tyre Shqiperia dhe Kosova, edhe individualisht edhe strategjikisht jane dhe nevojitet te jene faktor paqe, stabiliteti, demokratizimi, zhvillimi socio-ekonomik dhe integrimi Euro
-Atlantik te Ballkanit Perendimor.

Share: