Home KRYESORE Leter nenes dhe qe, nena nuk e lexon dot!

Leter nenes dhe qe, nena nuk e lexon dot!

0

Nga Ilir Magjistari

Folme nene…po ftohesh perdite e me shume
nenocka ime….

…askush nuk e kupton ,sepse askush nuk e di temperaturen e vertete te trupit tend vec meje. Kemi kaq vite se bashku.

…Trishtohem kaq shume teksa mbledh gjithe fuqite e shpirtit tim dhe nuk bej dot derman te te ngroh…

Ti nuk me degjon, nuk me kupton kur te kujtoj se :

…me zieje 2 veze e mi fusje ne xhep te ngrohja duart kur shkoja ne shkolle i vogel. Sepse e dije qe s’me bertisje dot per dorashkat me balte…te lagura apo te humbura.

…me mjekoje gjunjet e vrare e me gjak nga rrezimet …

….deri vone beje detyrat me mua ,e pasi une flija ,gatuaje ,laje e hekurosje per mua….

Ti,qe qaje mbi ballin tim te uthullt,qe qaje me shume nga une kur me benin injeksione peniciline.

…Nenocka ime…folme:

Si te ti kthej gjithe cke bere per mua???

Dua te nisem e te hap porten e parajses per ty, por ti nuk me le. Me kap nga menga e me terheq te me puthesh, te me puthesh njesoj si atehere kur isha femije.

Syte e ty qe ende kane merak per mua, dita dites humbin shkelqimin e jetes,te mijte ndrijne nga lengu i trishte gjak shpirti.

Folme nenocka ime: ç’te bej per ty?!

Share: