Home I pakategorizuar Mehmet Gjevori, pishtar i arsimit shqip në Kosovë!

Mehmet Gjevori, pishtar i arsimit shqip në Kosovë!

Nga Nexhat Hasani

Me rastin e festës së 7 marsit – ditës së mësuesit, shprehim nderimin dhe respektin më të madh për të gjithë mësuesit dhe edukatorët e të gjithë brezave që dhan pa kursim energjitë e tyre mendore e fizike, për të mësuar dhe edukuar brezat të tërë të cilët do jenë bartësit e së ardhmës të kombit tone.

Në këtë ditë të rëndësishme për shiptarët meritojnë të kujtohen me qindra e mijëra mësues të nderuar. Por, mendoj ta veçoj në mesin e shumë meritorëve, mësuesin e paharruar nga Elbasani, Mehmet Gjevori (1910-2007), i cili ishte pishtar i devotshem i arsimit shqip, ku tërë jeten ia kushtoj zhvillimit dhe përhapjes së dijes në Kosovë.

Në shtator të vitit 1941 i përgjigjet thirrjes së ministrit të arsimit të atëhershëm Ernest Koliqi, për të shërbyer në Kosovë, së bashku me qindra normalistë të tjerë.
Punon fillimisht në Prizren si drejtor shkolle e më pas në Prishtinë si inspektor arsimi i shkollave shqiptare deri në vitin 1950. Nga ky vit e deri në vitin 1975 (vit kur del në pension) shërben si redaktor dhe kryeredaktor në shtëpitë e ndërmarrjet botuese për botimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Mehmet Gjevori është autori i Abetares së parë shqipe në Kosovë, një prej mësuesve të parë që edukuan popullaten shqiptare në Kosovë pas Luftës së Dytë Botrore, atëhere kur ne ishim mëse 90 përqind analfabet, shkruesi i librit voluminoz “Frazologjizmat e Gjuhës Shqipe dhe spjegime”, autor i i librit “Prindërit dhe fëmijët”, i librit “Kujtime e shënime”, etj..

Gjithashtu, ka botuar një numër të konsiderueshëm studimesh në revistat të ndryshme pedagogjike nga fusha e metodikës dhe e didaktikës, nga edukata e fëmijëve, nga gjuha praktike etj.

Mësuesi i nderuar, Mehmet Gjevori, personifikon një nga emrat e rrallë të arsimit shqip në Kosovë, i cili gati një shekull të plotë jetë ia kushtoi edukimit dhe arsimimit të brezave në Kosovë. Erdhi në Kosovë atëherë kur na u desh më së shumti dhe qëndroi në Kosovë për gjithë kohët e vështira që kaluam si popull për të qenë këmbëngulës në misionin e tij të shenjtë. Si autor i abetares së parë shqipe në Kosovë, Mehmet Gjevori me përkushtim të rrallë shpërndau shkronjën shqipe gjithandej nëpër Kosovë.

nexhat hasaniE gjithë krijimtaria edukativo-arsimore dhe botuese e Mehmet Gjevorit ishte një mision njerzor dhe patriotik, ku si qëllim kishte përhapjen e dijes dhe të kulturës shqiptare!

Se fusha e edukimit paraqet palcen dhe boshtin e qytetrimit këtë me se miri e tregon ish kryeministri i Anglise , Tony Blair, i cili per çeshtjen e arsimit shprehet keshtu; “Si është arsimi sot, është kombi nesër!”

Pra, duke e parë përgjegjësin që kemi për gjeneratat e ardhshme, neve duhet të jemi të kujdesshëm dhe koshient në ate se cfarë po u lëm atyre!

Share: