Home I pakategorizuar MËKATI I EVËS DHE ADAMIT

MËKATI I EVËS DHE ADAMIT

0

Nga Vasil Tabaku

Ishte vërtet mëkat
Apo një portë
Ku do të kalonte dashuria
Dhe do të lindëte jeta…
…sepse Eva
Pa mëkatin
Nuk do të ishte femër
Dhe Adami
Nuk do të ishte mashkull…
Në krahët e njëritjetrit
Ku për herë të parë
lindëte puthja
Dhe përqafimi
Ishtë zjarr I pasionit…
Pa atë mëkat
Eva nuk do të kishte
Bukurinë mitologjike
Magjinë femrore
Rënkimet e ëmbëla
Ku zhvlerësohet fjala
Pa atë mëkat
Adami
Nuk do të ishte
Qielli I ngarkuar me rrufe
Dhe ofshama mashkullore
Ku derdhej gjithë energjia
Dhe zinte fill jeta…
Ata mëkatojnë
Cdo cast, cdo ditë
Mëkatojnë
Dhe bëjnë që Bota
Të jetë më e bukur
Njerzore
Dhe e magjishme
Si vet dashuria…

Tiranë 3 tetor 2015

Share:
Reklama juaj