Home KRYESORE MIKU I BODRUMIT

MIKU I BODRUMIT

0

Nga Agron Tufa

E ruaj një mik shumë të mirë,
lidhur këmbë e duar me zinxhirë.

o zjarr përvëlak… sa herë më merr malli,
të sjellin të mbyllur në kupa kristali.

miqtë e mirë nuk bën t’i kesh afër,
…se dihet: miqësia e madhe s’ka tagër.

ndaj kapeni në kohë këtë këshillë:
mikun e mirë vuloseni me dyllë!

bota le të flasë – atë punë ka bota:
miku i mirë shërbehet në gota!

dhe, që miqësia të forcohet më shumë,
mikun bëje “sus”, të rrijë në bodrum.

gjindja shkapërdare një ditë do t’ju lërë…
po miku në qilar vlen sa bot’ e tërë.

Share:
Reklama juaj