Home I pakategorizuar Nderim për UÇK dhe NATO-n

Nderim për UÇK dhe NATO-n

Nga Suzana Tahiri

Në historinë e shumëlashtë shqiptare, padyshim që veprimtaria e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zë një vend të veçantë, të papërsëritshme, të pangjashme dhe unikale në botë.

Jo thjesht për dëshmorët, familjen martire Jashari, të rënët, të shpërngulurit dhe luftëtarët që u angazhuan nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare, përfshi edhe diasporën, por për aktin e madh që realizoi: daljen në liri në kohët moderne të një popullsie që ndodhej brenda kontinetit europian dhe që kishte dhënë aq shumë për qytetërimin e saj.
Kur i shikon ftohtë këto zhvillime dhe pa ngarkesa partiake, dallon lehtë se janë për t’u vlerësuar angazhimet e shkrimtarit të përbotshëm shqiptar në kancelaritë diplomatike, investimet me dialog dhe luftë të armatosur të LDK-së dhe kryetarit të saj Rrugova, por që nuk jepinin një zgjidhje të plotë dhe përpjekjet e armatosura të luftëtarëve të UÇK-së që arritën të bëheshin faktor me aleancën më të madhe euro-atlantike, NATO-n.

Dhe kur sot Kosova ëshë e lirë, e pavarur, një shtet i brishtë dhe i ri i kontinentit të vjetër, mirënjohja para së gjithash u shkon amerikanëve dhe euro-atlantikëve që arritën t’i bashkoheshin akuzës së UÇK për liri, pavarësi duke ripohuar se vlerat e civilizimit janë mbi gjithçka dhe mbi gjithkënd, qoftë popuj të vegjël a të mëdhenj qofshin dhe antishqiptarët brenda apo jashtë radhëve tona ka ardhur koha që të bëjnë zgjedhjen e tyre: të heshtin ose të dalin publikisht në anën që kanë qenë për mote me radhë.

Nuk është egzaltim as mendjemadhësi që në çdo vatër kosovare të mbajë flamurin e UÇK dhe të shtetit amerikan si një kujtesë që në etapat më të rëndësishme të mbijetesës shqiptare në të gjitha viset kemi pasur një aleat konstant, ta pazhbëshëm, por edhe përçues të vlerave më sipërore.

Share: