Home KRYESORE Njihuni me imamin 21-vjeçar, që e vuri në minare flamurin kombëtar

Njihuni me imamin 21-vjeçar, që e vuri në minare flamurin kombëtar

Portale te ndryshme bejne me dije se I dyshuar për terrorizëm, Alehim Maliqi që mendohet se gjendet në Siri e që dyshohet se rekrutonte kosovarët tek ISIS-i, dikur ishte imam i xhamisë së Busavatës në Kamenicë. Sot ne vend te tij,  imam i ri aty është Mervan Kqiku, që ka qasje të islamit tradicional. Madje, ai ka vendosur flamurin kombëtar në minaren e xhamisë.

 

Gjatë të premtave, imami 21-vjeçar mundohet t’i bind besimtarët se ka vetëm një islam.

“Vjen dikush që flet ndryshe, e ky është një ekstremizëm, prishje qetësie, se nesër-pasnesër dikush thotë: hoxhë e ke keq, se këqyre ky me mjekër ma të madhe e pantallona të shkurta po flet ndryshe, po falet ndryshe, qenka ma mysliman. Por, nuk llogaritet muslimanllëku në mjekër e pantolla”, thotë imami 21 vjecar, sic minareja me flamurraporton RTK.

Imami flet edhe kundër organizatave terroriste. Me ardhjen e tij në këtë xhami, është shtuar xhemati, ndërsa banorët ndihen më mirë me ligjëratat e tij sipas portalesh te ndryshme te atyre zonave.

Share: