Home I pakategorizuar Partite jo parlamentare kerkojne ndryshimin e Ligjit Zgjedhor

Partite jo parlamentare kerkojne ndryshimin e Ligjit Zgjedhor

Në tryezën e partive politike jashte parlamentare u diskutua perseri për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe hapat e mëtejshme që do të ndjekë kjo tryezë… Ne tryeze u tha se OSBE/ODHIR, BE dhe Ambasada Amerikane, nuk duhet te diskriminojne 46 partite e ashtuquajtura “te vogla”, por te ulen edhe me ta ne tryeze, per te diskutuar rreth Reformes Zgjedhore. Komisioni Parlamentar, i cili filloi punen para disa diteve dhe qr nuk eshte gjithperfshires.

Ilir Meta kryetar i parlamentit ne nje prononcim te fundit tha se duhet te konsiderohen ne Komision edhe aktore te tjere jashte parlamentare pervec kater Partive Parlamentare, por kryeministri Edi Rama nuk eshte prononcuar per nje element kaq te rendesishem.

Drejtuesit e 48 partive jashte parlamentare  thane sot se ne Komisionin Zgjedhor nuk jane te pranishem as Perfaqesuesit e 48 Partive jo Parlamentare, nuk jane te pranishem perfaqesues nga Shoqatat per Zgjedhje te Lira, nuk jane te pranishem perfaqesues nga Shoqeria Civile, etj.

“Komisioni perbehet nga Kater Parti Parlamentare te cilat per 25 vjet kane mbajtur e mbajne pergjegjesi per parregullsite ne te gjitha proceset Zgjedhore, partite qe mbajne pergjegjesi edhe per akuzat e bera per vjedhje te votave te Partive te tjera qe nuk kane patuar as antare e as vezhgues ne Procesin Zgjedhor dhe ne Komisionet per numerimin e Votave. Deri ne momentin qe Ligji Zgjedhor do te lejoje dy partite PS dhe PD te administrojne procesin,te numerojne votat, nuk do te kete kurre zgjedhje te lira e Demokratike ne Shqiperi?” – u tha nga aktore te ndryshem pitik te kesaj tavoline pune.

Partite politike jashte parlamentare i ben thirrje dhe i kane derguar nje leter disa dite me pare Ambasades Amerikane, BE-se dhe OSBE-se ku i kerkojne mbeshtetje per shfuqizimin e Kodit Zgjedhor dhe ndryshimin e Ligjit Zgjedhor per administrimin e procesit te numerimit te votave,etj.

Ne letren tyre drejtuar ambasadoreve me te rendesishem thuhet se momenti zgjedhor eshte moment kyc e me i rendesishmi, nga ku mund te nisin te gjitha ndryshimet per se mbari, si ato ne Reformen ne Drejtesi, ne Ligjin per Dekriminalizimin, Byrone Kombetare te Hetimit, luften kunder kriminalitetit e korrupsionit etj.

Share: