Home KRYESORE Përdorimi i kënaqësisë dhe Kodi Kristian

Përdorimi i kënaqësisë dhe Kodi Kristian

Nga Ba.Phil / Ma.Phil Blerta Haxhiaj

Një nga çështjet e trajtuara me shumë afinitet dhe elegance është Ars Erotica, me një laramani shumë të rëndësishme dhe avangardë – që të sqarohemi duhet kërkuar ndjesë për ndonjë keqkuptim gjatë trajtimit të kësaj tematikë të rëndësishmë, e cila më vonë merr emrin ‘scientia sexualis’ nuk trajtohet në kuptimin banal të fjalës seks, prandaj duhet t’i lëmë anash këto opinione. Për këtë M. Foucault në veprën e tij “Përdorimi i kënaqesisë” – “The Use of Pleasure” pjesa e dytë e projektit të tij mbi historinë e seksualitetit bën të mundshme të kthehemi në antikitetin e lashtë grek, në të kaluarën e grekëve antikë duke bërë absorbimin mbrenda një vorbulle të dijes mbi artin erotik, ku gjatë kësaj pjese të projektit mbi historinë e seksualitetit si udhëheqës mban me vete fillin e Arianës më të cilin na tregon rrugën e duhur që mos të humbasim në labirintet e gabuara të keqkuptimeve.

Arti erotik, kuptimi i saj, përdorimi i kënaqësise (chresis aphrodision), një dietë, efektët, avantazhet bile edhe përfitimet e saj, aspekti i dijes se si antikët grekë e kanë përceptuar dhe ushtruar artin erotik, mirëpo një ndalesë e vogël gjatë rrugëtimit në këtë udhëtim, atë që autori e quan scientia sexualis [scientia – dituri; sex – 6 (lat)], nuk duhet ta përceptojmë në kontekstin origjinal, por kontekstin e transformuar kronologjik të vetë terminologjisë, kuptimi nga antikiteti në periudhën e Mesjetës, dhe në periudhën bashkohore se si është pranuar në antikitet, pranimi apo vështërsitë, ngulfatja e artit në Mesjetë dhe në ditët e sotme. Një spirale e cila vende vende diku nga mesi është pak e deformuar, të cilin autori përkujdeset që të referojë duke notuar nëpër detin e erotikës pa harruar diskursin epistemiologjik.

Barra finale e Foucault në filozofinë tradicionale merr hov në vitet e fundit të jetës së tij, duke dhuruar një surprizë të botën antike në ditët e tij, historia e seksualitetit ka qënë e planifikuar si një projekt multi-voluminoz mbi tema të ndryshme në sajë të studimeve të seksualitetit e cila tematizon dhe rematizon origjinat e nocionit modern të subjektit në praktikumim e rrëfimeve kristiane. Shqetësimi i tij ishte (Foucault-së) se mos-sensi i zhvillimeve të praktikave kristiane kërkon një krahasim me konceptin antik të etikës së vetëvetes, ku diçka ka prekur në dy librat e tij të fundit mbi seksualitetin greko-romak: (The Use of Pleasure – Përdorimi i kënaqësisë; The Care of the Self – Kujdesi për vetëveten). Këto trajtime mbi ‘seksualitetin’ antik Foucault-në e dërgon drejt e në qëllimet etike të cilat ishin të përfshira, por të eksplikuara në mënyrë tematike në shkrimet e tij të hershme, specifika e tij ishte të krahasonte paganizmin antik dhe etikën kristiane përmes gjurmëve të seksualitetit dhe për të analizuar zhvillimin e ideve kristiane për sa i përket seksit nga idete shumë dalluese të antikëve paganë. Në domenin e Foucault kontrasti madhor ishte mes pikëpamjes kristiane, se ku ishte akti seksual, në të gjithë këtë e keqja në vetëvete, dhe pikëpamjes greke se a ishin ato të mira, natyrore dhe të domosdoshme.

Si rezultat, ku kodi kristian (kodi kristian i cili huazon nga grekët virgjinitetin dhe martesën e ligjshme përkon me kanunin e Lekë Dukagjinit në shoqërinë shqiptare) ndalon shumicën e formave të aktivitetit seksual, ku grekët antike emfazojnë përdorimin përsonal (chresis) të kënaqësisë, ku është një gjendje inkluzive të aktivitetit seksual (heteroseksual, homoseksual, në martesë, jashtë martese) që erotika për grekët ishte një pjesë madhore të cilën Foucault e quan “aesthetics of the self ” vetëkrijimi i një ekzistence të bukur dhe kënaqshme.

Këto studime mbi ‘seksualitetin’ antik’ dhe në mënyrë partikulare ideja e “estetikes së vetëvetes“ Foucault-ja niset kah ideja e filozofisë antike si një rrugë e jetës në kërkimin e të vërtetës, pikërisht ashtu siç shprehet autori, hulumtimet e tij konsistojnë në një sërë të gjërë të tekstëve të grekëve antikë për të referuar përdorimin e kënaqësisë dhe për këtë duhet të referoj pak për perëndinë ë dashurisë.

aferditaEROSI. Në “Teogoninë” e Hesiodit Erosi është i paraqitur si perëndia e krijimit dhe një nga elementët fillestarë të botës, ku Hesiodi e quan si perëndia më e vjetër, që vendosi rregullin dhe harmoninë e krijimit në kaosin që ekzistonte por sipas kultit të lashtë, ishte biri i Hermesit dhe Aferditës, Erosi përsonifikonte vetinë e tërheqjes që nxiste sendet të bashkoheshin. Atë e paraqitnin si një djalosh çamarok, të gëzueshëm por nganjëherë edhe djallëzor i cili fluturonte me fletët e tij të arta mbi tokë dhe detra i shpejtë si flladi. Në duar ai mbante një hark të artë ndërsa mbi kurriz një këllëf me shigjeta që godiste gjithnjë e në shenjë, kur Erosi godiste sytë e tij shkëlqenin nga gëzimi, shigjetat e tij ngjallnin lumturi por nganjëherë ngjallnin edhe vuajtje e tortura, edhe vetë perënditë kanë vuajtur nga shigjetat e Erosit. Te romakët ai identifikohet me Amorin ose Kupidin ( lat. kupido-dashuri e zjarrtë).

AFËRDITA si hyjneshë e dashurisë, bukurisë dhe pllenimit ishtë bija e Zeusit dhe Dionës, por sipas kulti që gjejmë tek Hesiodi ajo doli papritur nga shkuma e detit prandaj i ngjitet epiteti Afërdita anadiomena që do të thotë e dalë nga deti. Aferdita del si Nëna e fuqishme e të Gjithëve ku në disa vende duke ruajtur kultin e saj ajo paraqitet si karakter fillestar biseksual : “Historia e lindjes së saj prej shkumës së detit, që u ngrit lart kur në të ranë gjenitalet e prera të Uranit, e ka zanafillën te Hesiodi, Athinaja del në dritë prej një truri hyjnor, kurse Afërdita prej testikulash hyjnorë. Perëndeshat e lindura prej një forme të re do të bëhen sundimtare të meshkujve në fusha të ndryshme” (Paglia Camille “PERSONAE SEKSUALE-Arti dhe Dekadenca nga Nefertiti tek Emily Dickinson”fq-135 )

Si hyjneshë e detit grekët i kishin kushtuar delfinin, kurse si hyjnëshë e pllenimit i kishin kushtuar lepurin, harabelin, pëllumbin, të romakët ajo identifikohet me Venerën, në kultin romak së cilës i kushtuan muajin prill në shek. e I para erës sonë ajo konsiderohej si stërgjyshja e gjinisë se Julëve sepse Jul Cezari e quante Venerën si nëna e Eneut. Priftëreshat e Afërditës që jetonin në tempuj i shërbenin hyjnëshës duke u dhënë për të holla. Kjo mënyrë e të shërbyerit “rrjedh drejtëpërsëdrej nga martesa me grupe, nga ajo sakrificë, më të cilën gratë, duke iu dhënë të tjerëve, fitonin të drejtën e papërlyeshmërisë.

Të jepej gruaja për të holla ishte në fillim një akt fetar; kjo bëhej në tempullin e përëndeshës së dashurisë dhe paratë shkonin në thesarin e tempullit” (Karl Marx, Frihderich Engels, Vepra të zgjedhura, vëll, II Tiranë 1975, Fq- 235), momenti i fshehtë dhe ritual, magjepsja e ashtuquajtur akti seksual dëgjohet klithma barbare e sunduesit dhe të sunduarit gjatë momentit ku ata ndërrojnë rolet, dhe pse akt fetar apo si profesioni më i vjetër në botë (mendoj që spiunazhi është profesioni më i vjetër në botë) “Prostitutat, ushtrueset e profesionit më të vjetër në botë, qëndrojnë nëpër rrugët e qyteteve tona, si provë e gjallë e hedhjes poshtë të moralit seksual. Ato janë fytyra demoniake e natyrës, fillesat e mistereve pagane.

Prostitucioni nuk është thjeshtë një industri e shërbimeve, që plotëson kërkesat e shumta mashkullore, të cilat janë përherë e më të mëdha se ofertat femërore. Prostitucioni dëshmon luften amorale të seksit për pushtet të cilën feja nuk ka mundur kurrë ta ndalojë.” (Paglia Camille “PERSONAE SEKSUALE – Arti dhe Dekadenca nga Nefertiti tek Emily Dickinson” fq-56) sepse buron nga vete feja. ”Sic visum Veneri; cui placet impares, formas atque animos sub juga aenea saevo mittere cum joco”- (ARTHUR SCHOPENHAUER “METAFIZIKA E DASHURISE” fq – 33) “Kështu fillon loja mizore dhe e pamëshirshme e Erosit dhe Venerës”, arti i ekzistencës dhe si teknikë e vetëvetes e humbasin rëndësinë e tyre nën pushtetin e Krishtërizmit dhe Foucault bën një analizë të kujdesshme se ku konsiston kjo rëndësi si ka qënë paraqitja pozitive dhe utilitare e këtij arti të ekzistencës se si ‘estetika e vetevetes’ kodifikohet dhe mutilizohet duke u reduktuar në dispozita të prokrijimit.

Një situatë tipike e të ushtruarit të prostitucionit si pasojë e kushteve të këqija ekonomike, për t’i ikur kushteve të këqija ekonomike, F. Engelsi e përshkruan se si punëtoret nën kushtë të këqija në vendin e punës në fabrika, si pasojë e orarëve të stërgjatur (Gjendja e Klasës Punëtore në Angli – F. Engels / Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” Tiranë 1970 fq-262 ) përshkruan si më poshtë : “ Për raste të tilla flet edhe raporti për fabrikat. Në një fabrikë, gjatë punës, e kthenin sahatin prapa, kështu prostitucioniqë puna vazhdontë më shumë se sa ishte caktuar, por punëtorët nuk merrnin asgjë për këtë. Në një fabrikë tjetër kishte sahatë zakonshëm dhe një kontator që tregonte numrin e rrotullimeve të bushtit kryesor; në qoftë se boshti rrotullohej me ngadalë, atëherë punohej në bazë të kontatorit dhe puna vazhdonte derisa plotësohej numri i rrotullimeve që duhej të bëheshin sipas llogaritjeve në 12 orë.

Në qoftë se punohej shpejt dhe numri i llogaritur i rrotullimeve plotesohej brenda një kohë më të shkurtër, punëtoret (femra) prapësëprapë duhej të plotësonin dymbëdhjetëorëshin. Dëshmitari shton se ai ka njohur disa vajza që fitonin mirë dhe kishin punë jashtë orarit dhe megjithatë përpara kësaj tiranie preferuan prostitucionin (cituar nga Drinkuoteri, dokumenta f. 80).” Përpara kësaj mënxyre ku prostitucioni thyen moralin e punës është për të ardhur keq por edhe që të legjitimohen tërë mundësitë e punës që janë të krijuara nga njeriu …. Ky akt fetar i legjitimuar ne bazë të kapitalizmit.

Share: