Home KRYESORE Probleme te sigurise e te mbrojtjes

Probleme te sigurise e te mbrojtjes

Nga GANI ELEZI·
Çfare halli ka Europa e çfare halli keta- tanet.
Komuniteti nderkombetar,kryesisht Europa,si kurre ndonjehere me pare, eshte nen terrorin e grupeve kriminale, ekstremiste. Pas New Yorkut 2001,Madridit, 2004,Londres 2005,Moskes 2010,Parisit 2015, Stamboll dhe Ankara 2016, tani edhe kryeqendra e Bashkimit Europian, Brukseli, u godit ne menyren me mizore. 34 te vrare dhe afro 300 te tjere te plagosur. Qytetaret europiane kane mbajtur frymen dhe me ankth presin se kur do te ndodhe perseri nje hata e tille, kudo ku ata jetojne,punojne,pushojne.
ISIS,apo edhe grupe te tjera terroriste, kane paralajmeruar, madje edhe ne gjuhen shqipe,se sulme te tjera,edhe me te tmerreshme, do te kete.Tani,sipas tyre, rradhen e ka Londra, Roma a kryeqendra te tjera. Perballimin me kete rrezik te madh po e veshtireson edhe vala e gjate e refugjateve qe vershojne nga vendet ne konflikt,kryesisht nga Siria,Iraku,Afganistani por edhe nga vende te tjera te Lindjes se mesme e te Afrikes veriore. Sa informohet nga agjencite e sigurise te vendeve europiane, ne mesin e refugjateve, ne Europe ka arritur nje numur i konsiderueshem terroristesh. Thuhet se mund te jene me shume se 5 mije te tille,nder ta afro 400 te pergatitur posacerisht ne kampet e ISIS e orgnaizatave te tjera terroriste.
Fenomeni i terrorizmit,nga analiste te ndryshem dhe institucione studimore analizohet ne plan te gjere. Kerkohet te gjenden shkaqet ekonomike,sociale,demografike por edhe fetare te tij. Ne fakt ka shkaqe ekonomike, sociale, demografike, shkaqe te tradites, te shizmave fetare,sidoms te shizmave te medha ne Islam (Shite,Sunite,e nendarje te tjera),ashtu si ka edhe arsye krejtesisht te pa lidhura me shkaqet e cituara,por me perdorimin e ketyre grupeve terroriste nga qarqe interesi politik, nacional, ushtarak dhe finaciar. ( E kam ne mendje edhe tani nje mail, qe nje perfaqesues i inteligjences izraelite i dergonte Hilari Klintonit, ne ate kohe sekretare e shtetit,ku shkruante se’’ nje lufte mes shitt-ve dhe sunit-ve eshte ne te mire te Izraelit por edhe te perendimit ne pergjithesi’’.
Ka edhe shtete te tjera,ministra te tjere te jashtem e zyrtare te larte, qe marrin e japin maile te tilla!!!). Keshtu per perballimin e nje rreziku te tille shume kush flet per programe afatgjata, per mbylljen e vatrave te luftes ne vende te ndryshme, si jane Siria,Iraku,Afganistani,e te tjere vende tani,per zhvillimin ekonomik te vendeve rajoneve me te vafra,atje ku varferia dhe pabarazia konvertohen ne urrejtje e radikalizem,per integrimin sa me te plote te emigranteve ne shoqerite perendmore,duke garantuar punesim,arsimin dhe trajtim te barabarte si gjithe qytetaret e tjere. Ne te vertete kjo eshte nje sfide e madhe qe do ta kete komuniteti nderkombetar,kryesisht vendet e zhvilluara,Europa, ne vitet e ardheshme.
Nga perballimi i kesaj sfide do te varet shumeçka e te ardhmes se ketyre vendeve. Por tani,me shume flitet per plane emergjente, per masa qe garantojne zbulimin dhe parandalimin e akteve terroriste. E ne fakt kjo eshte emergjente,te zbulohen e parandalohen akte te tjera,te garantohet jeta dhe siguria e qytetareve te pafajshem. Aktualisht gjithe vemendja e qeverive dhe institucioneve europiane eshte perqendruar ne hartimin e ketyre planeve emergjente.Te ndalohen aktet e tjera terroriste, te garantohet paqa dhe siguria e jetes e qytetareve e me pas te mendohet per plane me afatgjata zhvillimi dhe integrimi.
Ne kuader te planeve emergjente shtetet europiane po marrin masa te shumta zbulimi dhe parandalimi. Kane vene ne dispozicion te gjithe kapacitetet inteligjente, ushtarake, materiale qe kane ne mundesi. Sa del nga diskutimet e lidereve kryesore,por edhe nga drejtuesit e forcave te sigurise e te ushtrise ekziston besimi se do tia dalin mbane.Terrorizmi do te mposhtet. Paqa,qetesia dhe vlerat europiane te qyteterimit do te ruhen,do te garantohen. Kjo na mbush edhe ne me shprese.
Por, po ta analizosh me hollesi, situata te ne nuk eshte aq premtuese.Teorikisht pranohet se Shqiperia nuk eshte imune perballe ketij rreziku. Rraportohen masa ne drejtim te rritjes se kontrollit per te parandaluar futjen ne vendin tone te grupeve te tilla terroriste. Ajo qe deklarohet me shume, eshte rritja e bashkepunimit me sherbimet inteligjente e te sigurise te vendeve te rajonit. Por ne fakt, sa thuhet nuk sjell garanci te plote per qytetaret. Infrastruktura jone e sigurise eshte shume e brishte,pa kapacitetet materiale por edhe profesionale te domosdoshme. Ne edhe nje avion te vogel, qe vjen e ngarkohet me droge ne vendin tone, nuk arrijme ta identifikojme e ndalojme me kapacitetet tona. Kete e kerkojme nga partneret tane italiane,si kemi kerkuar edhe monitorimin e kufirit tone jugor.
Por me e keqja eshte se ne po shkaterrojme premisen kryesore per te perballuar rreziqe te tilla, stabilitetin politik. E ne kushtet e mungeses se stabilitetit politik terrorizmi e ka shume me te lehte te godase objektivat e tij. Shume analiste,nje nga shkaqet e moszbulimit dhe parandalimit te goditjeve terroriste ne Bruksel konsiderojne edhe kohen e gjate per te krijuar qeverine, pra mungesen e saj, si dhe brishtesine e institucioneve te ketij vendi. Kjo ka rrezik te na ndodhe edhe neve.
Ta destabilizojme vendin,te krijojme keshtu kushte te favoreshme per akte terrorizmi. Kete situate mund ta favorizoje sjellja e gjithe faktorit politik shqiptar, por ne menyre te veçante sjellja e opozites, PD e lidershipi i saj. Ne vend qe te vene kontributin e tyre ne forcimin e stabilitetit politik,ne rritjen e kapaciteteve tona,ne rritjen e kontributit te te gjithe institucioneve e te qytetareve ne te mire te sigurise,edhe ne kuader te reformave qe jane ne proces miratimi e siper, duket sikur i kane vene vetes detyre ta shkaterrojne kete stabilitet.
Para dy ditesh,deputeti,ne fak kryetari i vertete i PD, Sali Berisha, i kerkoi presidentit te vendit, Bujar Nishani, te ‘’shperndaje’’ kuvendin. Kjo do te thote qe Shqiperia te futet ne spiralen kokeposhte te zgjedhjeve te jashtezakoneshme, pra te destabilizohet politikisht. Edhe ne se nuk e mendojne keshtu,e kane vertete ne kufijte e luftes politike,nje situate e tille eshte shume e rrezikeshme,e largon vemendjen e shtetit shqiptar nga axhenda me e rendesishme e vendit, garantimi i sigurise kunder terrorizmit global. Keshtu perpara interesit te sigurise te vendit e te qytetareve vihen interesat politike te partive apo te grupeve mafioze qe fshihen pas tyre. Kjo eshte pergjegjesi e rende.Dikush duhet tua ndale hovin dhe ‘’guximin’’ ketyre aventuriereve.
Share: