Home KRYESORE SHFUQIZONI LIGJIN ANTIDEMOKRATIK TE “LISTES SE KRYETAREVE”

SHFUQIZONI LIGJIN ANTIDEMOKRATIK TE “LISTES SE KRYETAREVE”

Nga Sulejman Abazi

PARLAMENTI – “AKADEMIA” KU MESOHEN POSHTERSITE QE MBART BRENDA VETES POLITIKA SHQIPTARE! SHFUQIZONI LIGJIN ANTIDEMOKRATIK TE “LISTES SE KRYETAREVE”. TI THEMI “NDAL” DEFLACIONIT POLITIK NE SHQIPERI. Mjaftë më me hartime “mbreslënëse” tere estravagance dhe fjalime demagogjike perbetimesh “per te miren e qytetareve shqiptare”.

Pushteti dhe shteti jane dhe duhet te jene në shërbim të qytetarëve. Opinioni qytetar ka nevoje te organizohet, te forcoje ndergjegjen qytetare dhe, te reagoje per ti kthyer lumenjtë në “Haurët e Avgjisë”, t’i pastrojë ato nga plehu dhe era e qelbur, që kanë akumuluar në këto 24 vite. Nëse kanë kurajo, le ta fillojnë nga vetvetja. Së pari, duhet të anullohet ligji i vitit 2008 për mënyrën e votimit me listë partiake.

Ky është një mashtrim i hapur “ne emer te demokracise”, duke dhunuar votën e popullit, e cila përfundon në ekselencën e zezë të kryetarit të partisë dhe ai vendos me liste kedo kundër dëshirave të qytearve. Ky ligj është një trampano gerryese me përmbajtje kriminale, pasi i ka hapur rrugën miqve e shokëve, njerëzve të biznesit, personave të inkriminuar, te paafteve militante, mjafton që ata vetëm të jenë të pasur dhe të financojnë në fushatata zgjedhore.

Është kjo arësyeja që në Parlamentin e Shqipërisë sot vegjetojnë njerës me dosje, me precedent penalë, mediokër nën mesataren e arsimimit të inteligjencies shqiptare. Si ka kaluar ky ligje në parlament me miratimin e dy partive kundërshtare?! Askush nuk foli dhe tani po shikojmë dhe ndjejmë pasojat e rënda të këtij ligji antidemokratik. Sot shikojmë në Parlament njerëz pa gojë, pa sy, pa vesh, njerëz memecë, deputetë në hije, ushtarë të bindur të skuadrës së kryetarëve partiakë, pjestare ne nivelin “Master” per te mesuar dhe pervehtesuar gjithe anet negative te nje politike te shperlare, pa kocke e pa bosht.

Niveli dhe sjellja e tyre është për të vënë duart në kokë. Deshtaket po vazhdojne te shkaterrojne integritetin moral dhe institucional te shtetit dhe shoqerise. Kjo “Akademi Politike” qe sot mban emrin PARLAMENT, po diskretiton Shqiperine, pa nxjerre ne ankand pasurine kombetare, po varferon popullin, po zbraz vendin dhe kurre nuk ka per ta cuar Shqiperine drejte BE-se. Kjo është të vësh duart në kokë. Mjafte me. Ndergjegja qytetare duhet te thote me kurajo fjalen e saj

Share: