Home KRYESORE Sonila Qato: Nese Kushtetusja pezullon pronat, demi eshte ndaj qytetareve

Sonila Qato: Nese Kushtetusja pezullon pronat, demi eshte ndaj qytetareve

Kryetarja e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, znj. Sonila Qato, deklaroi se qytetarët kanë tre muaj afat  për të bërë kërkesë për njohjen e pronësisë.

Sipas Qatos, me ligjin e ri të pronave brenda këtij afati 3-mujor, i cili nuk mund të shtyhet, te gjithë personat mund të paraqesin kërkesën për njohjen e pronësisë. Gjë që në 25 vjet nuk kanë mundur ta bëjnë.

“Persona që në këto 25 vjet nuk kanë arritur dot të paraqesin dot një kërkesë për njohje pronësie pranë zyrave të Agjencisë së Kompensimit dhe Kthimit të Pronave dikur, mund ta realizojnë këtë të drejtë gjatë këtij afati 3-mujor, nëpërmjet paraqitjes së vetëm dy dokumentave nga 30 që kanë qenë”, u shprehet Qato për  Ora News.

Qato hedh poshtë të gjitha zërat për një ligj antikushtetues, duke theksuar se ligji jo vetëm është kushtetues, por është i bazuar në doktrinën e krijuar nga vetë Gjykata Kushtetuese.

Sipas saj nëse Kushtetuesja pezullon implementimin e ligjit atëherë procesi do të bllokohet dhe fektet  ndaj ecurisë që pronarët presin do të jenë negative.

Nëse Gjykata Kushtetese vendos të pezullojë implementimin e ligjit të pronave deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga kjo Gjykatë… kjo do të thotë që aktiviteti i AKPP-së dhe gjithë kjo nismë do të ngrijë. Nga ana tjetër ngrin edhe ndarja e një fondi shumë të rëndësishëm për të gjithë pronarët të cilët presin shpërblimin e tokave të zëna nga ndërtimet informale”, shtoi më tej Qato per Ora News

Share: