Home KRYESORE Te kundertat shqiptare me Perendimin

Te kundertat shqiptare me Perendimin

Nga Lutfi Dervishi

Në Perëndim, ndryshon elita politike dhe administrata publike është stabël. Këtu tek ne është e kundërta!

Në Perëndim, shërbimi shëndetësor është me pagesë dhe drejtësia falas, këtu është e kundërta.

Në Perëndim paguajnë avokatin, këtu paguajmë gjyqtarin.

Në Perëndim, ndërtuesit gjejnë vende të shkreta dhe i kthejnë në oaze, këtu është e kundërta.

Në Perëndim, kur partia humbet zgjedhjet, dorëhiqet kryetari partisë, këtu dorëhiqet partia.

Në Perëndim partia është për program dhe ide të reja , këtu për vende të reja pune.

Në Perëndim je fajtor pas vendimit të gjykatës, këtu pas verdiktit të partisë!

Share: