Home KRYESORE Të qëndrosh si dele, nuk është një meritë!

Të qëndrosh si dele, nuk është një meritë!

Nga Aleks Rrema

Përpara pallatit tim kam një fushë futbolli, ku tashmë jo rastësisht e gjen të mbushur me dele dhe aspak me lojtarë.

Do doja që në këtë fushë të shihja ekipe të ndryshme, të vjetra apo të reja, që të zhvillonin ndeshje të shpeshta dhe ku rezultatet finale, të kishin një sodisfaksion teje atraktiv për zhvillimin e një kulture të caktuar dhe pse jo, zhvillimin e një ekonomie të caktuar.

Por realiteti flet kundër, a thua se në këtë fushë prej vitesh nuk duket më askush. E harruar, e braktisur dhe këto kullota, sikur thonë; kjo është tokë e xanun prej nesh, ku barin e gllabërojmë që të mos mbijë më kurrë.

Kjo është Shqipëria sot, e lënë në harresë prej shqiptarëve, që dinë vetëm të flasin dhe të vriten mes njëri tjetrit, por kurrë të rreagojnë për një jetë më të mirë. Një jetë, që do t’ju servir pasardhës dhe se ku gjeneratat e reja, të mos përdorin thënien e famshme të ditës; të bëfsha gjeneratën, por të rriten me dinjitet, integritet dhe një mirqënie të konsoliduar, si bota në perëndim.

Kjo duhet të jetë Shqipëria në fakt e sënesërmes, që kërkon të punohet fortë nga të gjithë sot, drejtë demokracisë reale. Dhe të mos themi se duhet të largohemi nga ky vend, kur ne, shqiptarët, nuk ofrojmë diçka ndryshe, përveç qëndrimeve tona si dele nën të njëjtën fushë, duke u ankuar dhe pa bërë asgjë për këtë vend!!

Share: