Home I pakategorizuar Tritoli në Tiranë ka lidhje me muxhahedinët iranianë?

Tritoli në Tiranë ka lidhje me muxhahedinët iranianë?

Shpërthimet me eksploziv rikthehen në seri në qytetin e Tiranës.

Mëngjesin e djeshëm rreth orës 03:15 minuta në rrugën “Myslym Keta” ndodhi shpërthimi me eksploziv i një bar-kafeje, jo shumë larg komisariatit nr. 4 në Tiranë.

Si pasojë e aktivizimit të lëndës plasëse janë shkaktuar dëme të shumta materiale dhe dyshohet se është përdorur deri në 400 gramë eksploziv.

“Më datë 14.3.2016, rreth orës 03:15, në rrugën “Myslym Keta”, në lokalin e shtetasit A. A., të cilin e ka marrë me qira shtetasi J. S., ka ndodhur një shpërthim, si pasojë ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar në njerëz. Nga hetimet paraprake dyshohet për lëndë eksplozive”, njoftoi zyrtarisht policia e kryeqytetit.

Menjëherë kanë nisur hetimet, ku u morën në pyetje pronari i lokalit, por edhe personi që e kishte marrë me qira këtë ambient.

Nga hetimet paraprake dyshohet se personat vendosën eksplozivin janë siguruar që lënda plasëse të vendosej në qepenat e lokalit dhe pasi u larguan në një distancë të konsideruar, kanë aktivizuar tritolin nëpërmjet telekomandës.

Sipas Panoramës, lokali ku u vendos tritoli është në pronësi të Admir Shurdhit.

Ky i fundit është punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe po ashtu përkthyes pranë qendrës ku ndodhen muxhahedinët në Tiranë.

Por a kanë lidhje këto?

Ende nuk dihet, por Anne Khodabandeh (Singleton), gazetare angleze, drejtoreshë e Open Minds.com, ish-aktiviste e muxhahedinëve e njohëse e organizatës, zhvendosjen e tyre e lidh me rreziqe potenciale jo vetëm për Shqipërinë.

“Do të ishte gabim për autoritetet shqiptare ta injoronin organizatën e muxhahedinëve si të dalë kohe, thjesht sepse shumë anëtarë të saj janë të moshuar. Ata ndoshta nuk mund të jenë një forcë luftarake, por kanë aftësi të tjera të transferueshme dhe eksperiencë në trajnimin terrorist dhe logjistikën. Këtë mund të duan ta shfrytëzojnë organizata të tjera terroriste. Ata po ashtu kanë përvojë në larje parash, trafikim etj. Lokalizimi në Shqipëri, në cepin europiano-lindor mund të jetë atraktiv për ta si portë drejt Europës. Pa një vigjilencë të fortë, ata mund të kthehen në një urë lidhëse për liderë të tjerë terroristë,”tha ajo.

Share: