Home KRYESORE Zenepe Luka: Sot padis Sali Berishën për ‘Moskallëzim krimi’

Zenepe Luka: Sot padis Sali Berishën për ‘Moskallëzim krimi’

Gazetarja e njohur Zenepe Luka, pas botimit të librit “Izet Haxhia përballë Sali Berishës” depoziton sot në prokurorinë e Vlorës një padi penale për ish-presidentin Sali Berisha.

Luka i rikthehet një ngjarjeje të rëndë kur në vitin 1997, në kohën kur ajo punonte si korrespondente e gazetës “Koha jonë” dhe përcillte ngjarjet e pranverës së përgjakshme të atij viti në qytetin bregdetar, iu vu tritoli në shtëpi.

Izet Haxhia rrëfen në libër se tritoli në shtëpinë e Zenepes është vënë me urdhër të Azem Hajdarit, në një kohë që PD-në e kontrollonte totalisht Berisha.

Me këtë rast, Zenepe Luka i drejton një apel edhe ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Nga Zenepe Luka

Dy fjalë për librin “Izet Haxhia përballë Sali Berishës”

Këtë shkrim dua ta nis me dy fjalë për librin “Izet Haxhia përballë Sali Berishës” përgatitur nga gazetari i mirënjohur i DITA-s, Xhevdet Shehu.

Rrallë ndodh, që një libër me 340 faqe, ta përpish në disa orë sikurse më ndodhi me këtë libër. Sigurisht, ka arsye të ndodhë kjo, e para interesi për temën që trajton, autori,por në këtë libër të pazakontë, të

Zenepe Luka

Zenepe Luka

rrallë në llojin e vet, në radhë të parë lipset guxim, trimëri për të hedhur të zezën në të bardhë, për vetë problematikën që trajton, aq më tepër kur bëhet fjalë për krime të rënda në një shoqëri, shto pastaj, kur protagonisti kryesor ka qenë kreu i shtetit dhe sot është deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Xhevdet Shehu, një gazetar me përvojë, si gjithmonë, por edhe me këtë libër, ka treguar se gazetaria për të nuk është thjesht profesion, por një mision. Nëse do të ishim në një shoqëri të vërtetë demokratike dhe do të kishim shoqata të mirëfillta gazetarie, ky koleg duhej propozuar për medaljen më të lartë. Por, jam e sigurt se këtë do ta bëjë lexuesi i thjeshtë, që është “medalja” më e çmuar./Dita.al

 

Share: