Home KRYESORE Adoleshentet dhe marrëdhëniet dashurore

Adoleshentet dhe marrëdhëniet dashurore

Nga Lira Gjika

Sipas një studimi të kryer në SHBA me temë: “Pse ka një nivel të lartë të adoleshentëve, të cilët janë viktima te SST apo shtatëzanisë të padëshiruar” u arrit në përfundimin se: ndryshimi i sjelljes në adoleshencë është shumë I mundimshëm, për shkakun e thjeshtë, se është i limituar në qëllim.

Promovimi i një sjellje seksuale të përgjegjshme, është shume i mundimshëm. Ky fenomen kërkon angazhim maksimal të vetëdijshëm, për të kontrolluar gjuhën që përdoret nga te dy palet, si nga vetë adoleshentët ashtu edhe nga të rriturit.

Gjithashtu studimi vuri në dukje rëndësinë e eksperiencave ndërmjet adoleshentëve, raportet e tyre intime dhe emërtimin e këtyre marrëdhënieve. Në studim citohet: “Gjate adoleshencës është e rëndësishme të kalohet kohë me të dashurin apo të dashurën aktual apo potencial.

Në këtë periudhë, adoleshenti zhvillon identitetin e tij romantik dhe seksual, gjë e cila e ndihmon atë, që në të ardhmen të ketë marrëdhënie të shendetshme”.

“Takimet dashurore” gjate adoleshencës jane te zakonshme, por ky term duhet zëvëndësuar me termat “të shoqërohesh me dike” apo ” te njohësh dikë”. Kjo fazë njohjesh apo takimesh, është shumë e rëndësishme, pasi sipas studiuesve ekzistojnë risqe te shumta, që vijnë si rezultat i sjellsej seksuale.

Kjo sjellje është e varur ngushtesisht me gjininë, gjuhen, moshen, familjen si dhe influencen e medias. Promovimi i nje sjellje seksuale të përgjegjshme është shumë i mundimshëm. dhe siç konkludon studimi, gjuha e përdorur dhe fjalët, kanë rëndësi deçizive deri në shpëtimin e jetës, pasi ka lidhje direkt me vetëdijen.

Përkthyer nga: “child trends- adolescent health highlight”

Share: