Home KRYESORE AK kërcënon Ramën me protesta: Mos mbyllni facebook-un dhe internetin

AK kërcënon Ramën me protesta: Mos mbyllni facebook-un dhe internetin

Me anë të një deklarate, Sekretari i Përgjithshëm Redi Ramaj bëri me dije se Aleanca KuqeZi nis protestat nëse Kuvendi do miratojë ligjin për kontrollin, sipas tyre, te facebook-ut, gazetave online dhe çdo rrjeti social.

“Aleanca KuqeZi i bën thirrje PD dhe LSI që të mos heshtin kundër këtij agresioni ndaj lirisë së fjalës”, tha ramaj duke shtuar se, Edi Rama kur ishte në opozitë përdori i pari facebook dhe twiter si mjet komunikimi me publikun, ndërsa sot që është kryeministër do të mbyllë çdo dritare mediatike online dhe rrjetet sociale.

“Vetëm Kina, Koreja e Veriut dhe Turqia kanë bllokuar fjalën e lirë në internet. Mbyllja e 27.000 faqeve në internet nga Erdogani po kopjohet nga Tirana. deklaroi Ramaj.

“Po a mundet të përgjigjet qeveria pse nuk pezullohet një ekran televizioni nëse fyen ose shpif. Fjala e lirë duhet të jetë e barabartë si në internet ashtu dhe në ekran apo gazetë”, tha Ramaj

“Dy standarde nuk mund të ketë, vetë për të mbyllur gojën çdo kujt që guxon të kritikojë pushtetin nga faqet e tyre personale në internet”,-përfundoi deklaratën për mediat, Redi Ramaj.

Share: