Home KRYESORE Ambra Meda vajza qe mposhti kancerin i bashkohet fushates sensibilizuese per te...

Ambra Meda vajza qe mposhti kancerin i bashkohet fushates sensibilizuese per te ndihmuar Anxhelen.

U bene dy dite qe me nismen e Forumit Rinor te LDE ka nisur nje fushate sensibilizuese per te ndihmuar Anxhela Beqaj, nje vajze 20 vjecare qe vuan nga semundja e rende e kancerit dhe mrekullia shqiptare ka ndodhur.

Mbi 1 milion shqiptare jane solidarizuar virtualisht ne rrjetet sociale me Anxhelen. Anxhela ka mare aq shume bekime, urime e miresi nga shqiptaret, saqe Zoti patjeter qe do ta degjoje lutjen e tyre per sherimin e Anxheles.

E megjithate perpjekja eshte qe pervec lutjeve dhe bekimeve e miresise te sigurohet edhe ndihma e mbeshtetja financiare per Anxhelen. Kurimi dhe trajtimi i saj jane shume te shtrenjta.

Nese 1 milion shqiptare jane solidarizuar derisot me Anxhelen, sikur secili prej tyre te kontriboje me 50 leke te reja, atehere mrekullia do te ishte bere e plote per tia dhene te gjitha mundesite mjekesise per ta sheruar Anxhelen, sigurisht me ndihmen e Zotit.

Nje vajze e mrekullueshme, nje vajze luftarake qe e ka mposhtur kancerin dhe sot eshte model e shembull kurajoje njerezore si Ambra Meda, i eshte bashkuar fushates sensibilizuese per ti dhene kurajo Anxheles dhe per ta ndihmuar ate. Ambra Meda eshte takuar me Kryetaren e Forumit Rinor te LDE, Pedagogen e Universitetit Luarasi Armira Lazaj dhe i ka shprehur deshiren dhe vullnetin e saj per tu bere pjese e nismes per ta ndihmuar dhe mbeshtetur Anxhelen.

Te rinj e te reja, studente nga Fakultete te ndryshme ne Universitetin Publik dhe ne Universitetet Private jane shperndare ngado duke mbledhur ndihme e mbeshtetje financiare dhe inkurajim per Anxhelen. Ambra Meda do te jete pjese e Fushates bashke me te keta te rinj e te reja ne ditet ne vijim.

vajza ne nevoje1Anxhela ka nevoje per ndihmen dhe solidaritetin tone njerezor dhe financiar. Ambra Meda eshte nje shembull i fitores mbi kancerin. Le ta ndihmojme Anxhelen qe edhe ajo si Ambra Meda ta poshte kancerin.

Kush ka mundesi e deshire qe ta ndihmoje Anxhelen, ketu eshte edhe nr i llogarise qe ka hapur familja e saj ne Raiffeisen Bank : IBAN AL45 2022 7001 0000 0000 0105 8354 Nr i tel i mamase se Anxheles eshte: +30 699 6894151

Share: