Home KRYESORE Arben Llalla per deklaratat e Plasarit dhe bashkëpunimit te Cameve me nazistet…

Arben Llalla per deklaratat e Plasarit dhe bashkëpunimit te Cameve me nazistet…

Studiuesi Aurel Plasari reagon kundër Shpëtimin Idrizit rreth Napolon Zervës se na qenka çam që ka bashkëpunuar me gjermanët.

E vërteta është se Aurel Plasari nuk e ka hallin e Zervës, të gjermanëve apo të Idrizit, por Aurel Plasari mbron gjenezën e tij vllehe. Janë pikërisht vllehët e Pindit ata që bashkëpunuar me italianët dhe gjermanët. Aurel Plasari bënë pjesë tek lobi i fshehtë vlleh antishqiptar (ka vlleh proshqiptar që u duhet tu ulim kapelën, respekte për ata vlleh) të cilët grabitën pronat e shqiptarëve në Epir.

Napolon Zerva nuk ishte shqiptar, aq më pak çam. Nëse e do të vërtetën Aurel Plasari Zervat janë vlleh të ardhur në Sul më 1600, ndërsa në 1880 zbritën në Artë.

E këshilloj studiuesin e karriges politike Aurel Plasarin se historia e vërtetë nuk quhet ajo histori që shkruhet nga gjysma e vërtetë e përzier me gjysmë gënjeshtre. Historia e vërtetë është ajo histori që shkruhet mbi baza të dokumenteve të vërteta, sado e hidhur të jenë ato.

Shënim: perqasje.com boton te plote ketë deklarate te Arben Llalas, por kjo nuk do te thote qe ne ndajmë te njëjtin mendim dhe qasje me autorin!

Share: