Home KRYESORE Arkitekti Biçoku: A është qyteti i Tiranës në kaos?

Arkitekti Biçoku: A është qyteti i Tiranës në kaos?

Arkitekti Arben Biçoku shpjegon për JAVAnews nëse Tirana është duke ecur në drejtimin e duhur. Çfarë ka sjellë plani i ri dhe çfarë duhet të bëhet, që Tirana të jetë qytet realisht i jetueshëm?! Ai bgjen argument edhe si vizioneve etatiste të politikës njerëzit u janë përgjigjur me neglizhim total dhe pse nuk na ka funksionuar kontrata sociale…sa i përket ndërtimeve

 Nga Ben Andoni

Arkitekti Arben Biçoku mendon se Shqipëria dhe Tirana është duke e vuajtur paq ligjin 7501, por nga ana tjetër mendon se Bashkia e kryeqytetit ka nevojë për kohë, që të tregojë veten.

Me Reformën Administrative, kufijtë e asaj që quhet Bashkia e Tiranës sot kanë ndryshuar, duke përfshirë një territor shumë më të gjerë, nga ish komunat kufitare.

Kjo gjë krijon premisa për një këndvështrim më të saktë dhe më të gjerë të hapësirës dhe koncepteve mbi të. Për të plani rregullues është pozitiv.

“Ai është ligjor dhe funksional. Unë po kujtoj që pak ditë më parë ka pasur disa prononcime të Ministres së Zhvillimit Urban, zonjës Eglantina Gjermeni, e cila ka sqaruar që është hequr bllokimi për dhënien e lejeve të ndërtimit, dhe i bën thirrje kryetarëve të bashkive që të japin leje ndërtimi. U është drejtuar edhe me letër, dhe e ka shpjeguar disa herë edhe në TV. Ndërkohë sipas meje që nga momenti që qeveria bëri bllokimin e lejeve, e deri tani, nuk më duket se ka ndryshuar gje. Pra çbllokimi tregon sipas meje që vetë bllokimi ka qënë i gabuar”.

Për arkitektin e njohur, dhe pjesë e procesit të Planit Rregulles, administrimi i deri sotëm i jetës publike ka qenë tepër etatist, ndërsa duhej të ishte më liberal. Por të mos harrojmë nga ana tjetër se nga ana tjetër edhe sjellja e njerëzve në raport me rregullin dhe ligjin ka qenë tepër abuziv.

Për këtë mjafton deklarata e ALUIZNIT ku sasia e deklarimeve për ndërtime të paligjshme e që kërkojnë të legalizohen është e rendit rreth 430000 objekte. Vetëm me këtë shifër drithërohesh… Ndaj, në finale besoj se ne shqiptarët kemi shumë gjera për të rregulluar mes vedit, përfundon ai.

Intervisten e plote mund ta lexoni te JavaNews:Al

Share: