Home KRYESORE Cilat jane pasuritë dhe bizneset e Emiljano Shullazit? lexoni!

Cilat jane pasuritë dhe bizneset e Emiljano Shullazit? lexoni!

Sali Berisha ka listuar pasuritë dhe bizneset e Emiljano Shullazit, i arrestuar tashme nga policia e Tiranës dhe ne pritje te procesit gjyqësor. Ne fakt, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se Shullazi është bashkëpronar “defacto” i Vollgës në Durrës.

Berisha shton se sipas burimeve të tij, Shullazi ka marrë miratimin e Kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos për ndërtimin e një  fshati turistik në Gjirin e Lalzit. Në postimin e tij, ish-Kryeministri shprehet se Shullazit i janë dhënë në Durrës kodra  rreth pallatit mbreteror.

Sipas Berishës, Shullazi me 5 kompani ka marre ne perdorim per sezonin truistik te gjithe bregdetin e Bashkise se Durres.

Ja postimi i plotë i ish-Kryeministrit Sali Berisha

Mili i Partise Siçiliste, pronar i madh pronash!

Fotot bashkengjitur tregojne se Shullazi eshte bere edhe de facto bashkepronar i Vollges ne Durres.

Prona tek Vollga eshte bere molle sherri mes bandave te qeverise. Sic kam shkruar ne faqen time ne facebook, para 16 muajsh per kete prone pati nje afere te rende ku bandat e qeverise e kercenuan me jete kryerregjistruesin.

Ndersa per Vit te Ri 2016 u vra ne menyre te mistershme ne Durres nje i ri me mbiemrin Kodra por qe nuk dihet nese ka lidhje me pronen tek Vollga.

Por pervec ketyre, burime nga Durresi, qytet ne te cilin Mili i Partise kishte zhdepur Gjushin e Bashkise informojne se dy muajt e fundit ka marre miratimin e ketij te fundit per ndertimin e nje fshati turistik ne Lalz.

Perveç ketyre, Milit te Edvin Shullazit i jane dhene ne Durres kodra mbreterore territori, rrethe pallatit mbreteror. Ai me 5 kompani ka marre ne perdorim per sezonin truistik te gjithe bregdetin e Bashkise se Durres.

Ky kriminel se bashku me drejtorin e policise se Durresit, narkotrafikantin Plerurat Çullhaj( drejtori i vetem qe ne tre vjet nuk ka levizur nga detyra dhe qe vetem ne konto bankare ka 3 milion euro) kontrollojne kete vit te gjitha plantacionet e pafundme te Kanabisit ne territorin e qarkut te Durresit. Ai ka bllokuar tenderin e landfillit te Maminasit.

saliberishaDuke shprehur mbeshtetjen time me te plote per goditjen e njerit prej eksponenteve me kryesore te kirimit qeveritar, i bej thirrje prokurorise te qendroje me vendosmeri ndaj cdo presioni politik qe kerkon te bllokoje hetimet dhe te pengoje shembjen e perandorise se krimit te Shullazeve te pushtetit! I bej thirrje qytetareve te ndihmojne hetimin e kesaj organizate kriminale me çdo te dhene qe ata disponojne!

Share: