Home KRYESORE Çiljeta është ndarë nga burri i saj i mistershëm/ Ja çfarë thotë...

Çiljeta është ndarë nga burri i saj i mistershëm/ Ja çfarë thotë këngëtarja

Çiljeta i ka dhënë fund martesës së saj me burrin misterioz, me të cilin ka edhe një fëmijë, Fernandon. Lajmin e bëri të ditur fillimisht revista Who ku këngëtarja tha se mori vendim të ndahej prej burrit pasi lidhja e tyre nuk po funksiononte më.

“Kishte kohë që kishim mosmarrëveshje për shkak të largësisë. Është e kotë, një lidhje në distancë nuk funksionon. Në këtë jetë nuk ka mundësi për të qenë të përjetshëm, kësisoj edhe kjo marrëdhënie përfundoi”,- ka thënë Çiljeta.

 Ndërsa sot, e ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel ajo u pyet nëse Çili, siç e thërrasin shkurt, do të vazhdojë të komunikojë me ish burrin e saj. “Sigurisht. Ne kemi një fëmijë bashkë dhe në çdo vendim për të ardhmen e Fernandos, do marrë pjesë edhe Chris”./javaNews
Share: