Home KRYESORE Ç’kërkon shqiptari në shekuj…

Ç’kërkon shqiptari në shekuj…

0

Nga Luan Kurti

Njerëzit e thjeshtë të këtij vendi ia kanë dalë të mbijetojnë në çdo kohë edhe situatë.

Ndoshta ky gen mbijetese është në gjenezën tonë kombëtare, tipar që na dallon nga shumë e shumë popuj të tjerë afër apo larg nesh, një pjesë syresh tashmë janë zhdukur si njësi gjuhësore dhe historike, janë asimiluar në rrjedhat e shekujve dhe janë fshirë përfare nga hartat.

Jemi tejngopur me të këqijat si një sfungjer i mbufatur dhe shtimi i sasisë së lëngut, në esencë nuk sjell asnjë ndryshim të ri. Gjithë lufta dhe përpjekjet tona shekullore ka qenë dhe mbeten sigurimi i të domosdoshmes jetike… i bukës së gojës.

Për ta ilustruar let të sjellim ndërmend një varg të njohur poezie shqipe: “ç’kërkonte shqiptari në shekuj/ pak bukë, pak dritë dhe pak hekur”…

Nuk ka popull tjetër si yni që kënaqet me kaq pak. Tek ky prag ka qenë ngjizur dhe kuptimi i lumturisë…

Share:
Reklama juaj