Home KRYESORE Donald Trump ja doli ne New York

Donald Trump ja doli ne New York

Donald Trump kishte nevojë për një fitore të madhe në mënyrë që të rikapte ritmin dhe shteti prej nga ai vjen, Nju Jorku, i dha pikërisht atë.

Me rezultatet tanimë të shpallura The Donald ka 60% të votave me rivalin e tij Cruz në vendin e tretë me vetëm 15% dhe Kasich midis tyre me 25% të votave, siç raporton CNN.

Trump fitoi me rezultate të thella në të gjitha kategoritë demografike të votuesve dhe në çdo pjesë të shtetit të Nju Jorkut, përveç vendit ku ai jeton, kontesë së Nju Jorkut, e cila përfshin Manhatanin.

Trump fitoi 89 nga 95 delegatët, Kasich të paktën tre, ndërsa Cruz, për të cilin Nju Jorku ishte një ditë disfate, zero.

Deri në numëimin e fundit, Trump ka 847 delegatë, Cruz ka 553 ndërsa Kasich 148. Një kandidati republikan i duhen 1237 delegatë për ta çimentuar kandidaturën dhe duke shmangur kësisoj një konventë republikane të kontestuar në Korrik.

Fitorja tjetër në Nju Jork ishte e ish sekretares së shtetit Clinton e cila mundi Bernie Sanders në vendlindjen e tij. Clinton ka 1930 delegatë, ndërsa Bernie ka 1223.

Një demokrati i duhen 2383 delegatë për të shpalluri fitmin e kandidaturës presidenciale.

Të martën tjetër votohet në Meriland, Konektikat, Pensilvani, Rod Ajlënd dhe Delëuer, të gjitha shtete ku Trump ka epërsi mbi rivalin, dhe ku beteja mes demokratëve do jetë e ashpër. /B.Salaj / Peshkupauje.Com

Share: