Home KRYESORE Monika Stafa dhe Urim Bajrami ne Këshillin e Ankesave ne AMA

Monika Stafa dhe Urim Bajrami ne Këshillin e Ankesave ne AMA

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në vijim të shpalljeve të publikuara për plotësimin e vendeve vakantë në Këshillin e Ankesave, në mbledhjen e bordit të datës 04 Prill 2016, miratoi emërimin znj. Monika Stafa për pozicionin e Kryetarit, si dhe emërimin e z. Urim Bajrami për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Ankesave, pranë AMA-s. Më herët AMA kishte votuar për z. Erald Kapri, si anëtar i këtij Këshilli.

Roli i kësaj strukture, tashmë të plotësuar, do të jetë mbikëqyrja e zbatimit të kodit dhe rregulloreve të miratuara nga AMA, që kanë të bëjnë sidomos me respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të tjera themelore të njeriut, në mënyrë të veçantë mbrojtjen e të miturve, të drejtës për informacion dhe sensibilizimit të opinionit publik, lidhur me respektimin e normave morale dhe etike në programet e ofruesve të shërbimeve audiovizive.

Share: