Home KRYESORE G.20-Financë: Shoqëritë Offshore të bëhen transparente

G.20-Financë: Shoqëritë Offshore të bëhen transparente

Vendet e pasura dhe ato në zhvillim të G.20-Financë kërkuan miratimin e menyrave për të vënë në dijeni se cilët janë ata persona që fshihen pas shoqërive offshore si “Panama Papers”, sipas një projekt-deklarate të publikuar sot nga media.

Takimi në Uashington, me pjesëmarrjen e disa shteteve kërkon kryesisht identifikimin deri në korrik të parajsave tatimore jo-bashkëpunuese dhe parashikon marrjen e “masave shtrënguese” kundrejt tyre, sipas këtij dokumenti qe akoma nuk eshte aprovuar.

Deklarata përfundimtare pritet të jepet rreth pasdites së sotme 17:00 GMT. Ky është reagimi i parë ndërkombëtar përballë skandalit të “Panama Papers” që përfshin një sistem të gjerë të evazionit fiskal nëpërmjet shoqërive fantazmë që fshehin identitetin e përfituesve të vërtetë.

Share: