Home KRYESORE Bojkoti i zgjedhjeve te 5 qershorit nga Partite kryesore ne Maqedoni lajm...

Bojkoti i zgjedhjeve te 5 qershorit nga Partite kryesore ne Maqedoni lajm i shkëlqyer.

  • KiE ka njoftuar dje se 3 Partite kryesore ne Maqedoni, LSDM e Zaevit, BDI e Ali Ahmetit dhe PDSH e Menduh Thacit, mund te bojkotojne zgjedhjet e 5 qershorit. – shprehet Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini ne nje deklarate per mediat. Me tej Galdini vijon: “Ky eshte nje lajm vecanerisht i mire dhe i rendesishem ngase autokrati dhe koruptopati e njekohesisht antshqiptari Nikolla Gruevski mbetet i vetem ne marrezine e tij per te bere zgjedhje te keqija per ti fituar vete. Eshte e qarte se Maqedonia ka hyre ne nje spirale te rende krize e cila mund te zgjidhet vetem me marreveshje ose me ekspozim.

    Ose Gruevski do te pranoje respektimin e Marreveshjeve te meparshme me 3 Partite e tjera kryesore dhe nderkombetaret, ose ai do te ece i vetem ne rrugen e tij te marrezise duke u ekspozuar per ate cka ai perfaqeson ne te vertete, pra nje rrezik real per te ardhmen e Maqedonise dhe te Rajonit. Gruevski i zhyti Maqedonine ne korupsion te pashembullt dhe ne nje epoke te rrezikshme Mitologjizmi. Epoka mitologjiste e Gruevskit ndali respektimin e Marreveshjes se Ohrit dhe krijoi nje klime te lige e antishqiptare deri ne metoda fashiste e bandisteske kunder tyre.

    3 Partite kryesore me vendimin e tyre per bojkotimin e zgjedhjeve te 5 qershorit kane mare nje vendim tejet themelor e te rendesishem ne mbrojtje te demokracise ne Maqedoni, ne mbrojtje te drejtimin Euroatlantik te Maqedonise, por edhe per nje Marreveshje te re politike me shqiptaret per tu dhene atyre barazi e barazvlefshmeri ne Shtetin e Maqedonise me garanci e perfaqesim te mirepercaktuara Kushtetuese, Ligjore dhe Institucionale. Maqedonia duhet te dale nga Epoka e Mitologjizmit dhe te hyje ne nje kohe te re Euroatlantike te humanizmit.

    Pa nje formule te re te perfaqesimit, barazise dhe barazvlefshmerise te shqiptareve ne Shtetin e Maqedonise, nuk ka asnje zgjidhje per asnje krize. Cdo zgjidhje fillon me riformulimin dhe garantimin e barazise lirise dhe te te drejtave te shqiptareve. Shqiptaret jane themeli dhe forcambajtese e Shtetit te Maqedonise.

Share: