Home KRYESORE Hashim Thaci i jep shtetesine Pandeli Majkos

Hashim Thaci i jep shtetesine Pandeli Majkos

Menjëherë pas marrjes së detyrës së tij si president i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pritet që në aktin e parë zyrtar të tij t’i japë shtetësinë kosovare ish-kryeministrit shqiptar, Pandeli Majko.

Ish-kreu i qeverisë shqiptare gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, ka një pjesë të familjes së tij që jeton në Prishtinë, vëllain e tij Altinin që është martuar me një vajzë nga Kosova dhe jeton prej shumë vitesh atje.

Siç mësohet, me aktin e dhënies së shtetësisë Pandeli Majkos, Thaçi përveçse do të bëjë një gjest shumë të rëndësishëm kuptimplotë dhe mirënjohje ndaj Majkos, do të zbusë edhe marrëdhëniet të cilat kanë qenë të tendosura që prej kohës së luftës.

Me ketë akt, Thaçi pritet të japë një mesazh pajtimi me të gjithë ata politikanë që ka pasur konflikte ndër vite.

Të premten paradite do të zhvillohet ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës nga Atifete Jahjaga dhe marrja e saj nga presidenti i ri Hashim Thaçi. Ceremonia do të jetë me protokoll ushtarak dhe diplomatik. Nga Shqipëria i ftuar është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili qëndron prej të enjtes në Prishtinë. /tesheshi

Share: