Home KRYESORE Te trashëgosh kauzën came është plus i madh. Te arrish ta mbash...

Te trashëgosh kauzën came është plus i madh. Te arrish ta mbash ne jete është sfide…

Nga Indrit Hamiti

Nepermjet mediave sociale ndoqa dje nje aktivitet politik te PDIU dega Tirane. Me shume vemendje lexova dhe fjalen e z.Idrizi qe ne vetvete ishte nje sinteze e aktivitetit politik te kesaj levizje ne vite dhe projeksioni i saj per te ardhmen.

Duke u nisur nga pamjet e salles dhe nga fryma e percuar nga diskutimet, si veprimtar i ceshtjes came, me entuziasmon fakti qe per dite e me shume te rinj e te reja i bashkohen nje levizje qe eshte krijuar me nje bosht te fuqishem patriotik e me objektiv zgjidhjen e ceshtjes came.

Pa diskutim qe per kete nje merite te vecante ka zoti Idrizi i cili si njohes i mire i skakieres politike shqiptare dhe ka ditur te orientohet ne terrenin e aksidentuar te elektoratit duke promovuar nga njera ane kauza te qenesishme per shoqerine shqiptare dhe nga ana tjeter duke identifikuar pole te fuqishme lokale qe sherbejne si gjeneratore votash.

Por pertej gjithe sa me siper dicka nuk me kuadroi. Z. Idrizi, ashtu si dhe ne raste te tjera fillesen e kesaj levizje e referon para shtate vjetesh ne nje grup prej 25 vetesh!

Shoqata Cameria ne vitin 2004 menjehere pas mos aprovimit te rezolutes came vendosi krijimin e partise e cila u quajt PDI dhe mori pjese ne zgjedhjet e 2005 ne te cilat mori jo 25, por mbi 25000 vota edhe pse pa ruajtje te votave sic e thekson z.Idrizi.

Mbas kesaj ne 2007 nxorri me dhjetëra këshilltare lokale dhe ne 2009 nxorri te parin deputet me votat direkt te komunitetit cam. Gjate gjithe kesaj periudhe drejtues te kesaj partie perfshire dhe mua personalisht, bene nje aktivitet shume te ngjeshur lobimi nderkombetar per ceshtjen came dhe per kete ka rekorde:

U ndergjegesua opinioni brenda vendit per te drejten legjitime te komunitetit cam dhe per faktin qe kjo ceshtje i takon gjithe Kombit Shqiptar, dhe s’mund te lihet pa permendur ketu tradita e pelegrinazhit te qafebotes.

Per pikepamje te ndryshme ne nivel organizativ nje grup drejtuesish u shkeput nga PDI per te krijuar me pas PDU ne 2009 dhe mbas nje procesi te gjate tratativash te dyja partite u shkrine ne nje te vetme ne 2011 perpara zgjedhjeve lokale.

Pra nese do te duhej me te vertete te stabilizohej nje moment i themelimit te nje levizje per Camerine, ai kurrsesi s’mund te asociohet me 2009, pra perpara 7 vjetesh me momentin e skizmes pamvaresisht se cilat qene arsyet e saj.

Kjo do te qe kunderproduktive sepse historia recente eshte e veshtire te modifikohet ne cfaredolloj kendveshtrimi, faktet jane kokeforte.

Uroj z. Idrizi per procesin e strukturimit qe ka nisur dhe qe e shoh me te vertete te vlefshem dhe ne kohen e duhur. Ne epoken ku ideologjite kane rene, flukset e ideve s’kane me kufi gjeografike. Te trashegosh nje kauze eshte plus i madh, te arrish ta mbash ne jete eshte sfide…

Share: