Home KRYESORE IMAZH

IMAZH

Nga Alfons Zeneli

Tani në këte cep të odës së mugëtirtë
sapo kam hyrë dhe prek zbazëti.
Ulem pranë oxhakut,
flas me dikë
por nuk je ti.

Por une flas prapë dhe shoh habi,
imazhet shprush thellë brenda syve ,
afrohem në dritare
e ato cmenden
prej qelqeve te tyre.

Vërtitem si mendim cepave te saj
përflakur nga zjarri që vetë kam ndezur
i mbetur skelet imazhesh
të tretur heshtur
por jo të vdekur.

Tani i vetëm lëpij atë që s`ma ke thënë
dhe i përkëdhel si rruzare varg e varg
me duart e mia të djegura
drejt teje
me qindra kilometra larg.

Share: