Home KRYESORE Ish-Kryeministri i Suedisë: Reforma ne Drejtësi kyc per ne BE

Ish-Kryeministri i Suedisë: Reforma ne Drejtësi kyc per ne BE

????????????????????????????????????

Ambasada e Suedisë në Tiranë dhe Qendra e Ekselencës e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë organizuan një leksion të hapur, që u mbajt nga ish-Kryeministri i Suedisë, Z. Goran Persson, titulluar: “Mësime të nxjerra nga zgjerimi i fundit i madh i BE-së”.

Ne fakt, gjatë këtij aktiviteti, i cili pati prani diplomatësh, nëpunësish të shërbimit civil, shoqëri civile dhe të rinj, Z. Persson shprehu besimin se BE-ja do të vazhdojë të jetë një motor kyç bashkëpunimi në Evropë, pavarësisht sfidave të kohëve të fundit.

“Përveç reformës në drejtësi, reformë e cila është kusht për hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë, zhvillimi ekonomik i Shqipërisë është thelbësor për përgatitjen e vendit për anëtarësim në BE. Popullsia juaj e re është një pasuri e madhe në këtë drejtim.” – theksoi Persson

Persson ka ardhur në Shqipëri për një vizitë, në krye të delegacionit të biznesmenëve suedezë dhe ka qenë Kryeministër në Suedi gjatë viteve 1996-2006, po ashtu edhe President i Këshillit Evropian gjatë vitit 2001, vit gjatë të cilit janë kryer negociata për zgjerim të madh të BE-së.

Share: