Home KRYESORE Me prit nesër; kur une te vij…

Me prit nesër; kur une te vij…

Nga Alban Bala

Me prit nesër; kur une te vij
Duart do t’i kem te mbushur plot zambake
Mbi fytyre një trëndafil do te ndizet ne muzg
Dhe do te shuhet ne ag.

Por ti me prit nesër! Ne një ore te arte
Do te vij si deti qe përmbyt gjurmët e veta,
Te bardha
Si ajri qe mbart fjalët, do te shfaqem
Zoti e di sa te lehte do ta kemi
Ta jetojmë mallin.

Me prit shpirt, sic di ti, si një sy i hapur…

Share: