Home KRYESORE ORE E PLOTE

ORE E PLOTE

0

Nga Alban Bala

Ne ore te plota me deh malli per ty.
I fshihem lumit, dritares, pasqyrës,
I iki pershqit zërit tim, mallëngjimit
Qe me mbërthen per bërryli si fëmije.

Nje fllad i embel fryn lehte brenda meje.
Neteve ne shtrat rrotullohem ne brinje.
Ëndrrat janë ore te plota qe presin
Oren e plote te zgjimit.

Tash edhe kur jam vetëm
Nxjerr dy pjata ne tavoline.
Tapetin tim po e gris vetmia.
Nga një ore tek tjetra shpesh te shkruaj letra.

Kur jam i lumtur shkruaj letrat e tua,
I bej gati per ne poste e pres te m’i nisesh
Ne një ore te plote gruaje
Jam bere me i ndjeshëm ndaj luleve

Dhe urrej zhurmën.
Flas me pak e këndoj me shume.
Tani jetoj si një ore e plote qe ka mall
Per një minute
Ne orën e plote te një gruaje.

Share:
Reklama juaj