Home KRYESORE Plaga e pedofilisë në romanin e ri të di Ismete Selmanaj Leba

Plaga e pedofilisë në romanin e ri të di Ismete Selmanaj Leba

Është gati për të dalë në qarkullim në tregun italian, romani i ri i shkrimtares me origjinë shqiptare Ismete Selmanaj Leba, “Fëmijët asnjëherë nuk kanë faj”, i publikuar nga shtëpia botuese Bonfirraro Editore, i cili trajton një temë të errët të shoqërisë.

Në qendër të trilerit është pedofilia, një nga plagët më të shëmtuara të njerëzimit rreth të cilës rrotullohet historia e katër personave, katër burrave, të lidhur nga një fat i hidhur dhe në njëherësh i pandarë.

Një vepër letrare që i ka rrënjët sociologjike të saj në Shqipërinë paskomuniste, e cila po përjeton me dhimbje zgjimin nga një gjumë letargjik të gjatë pothuajse gjysmë shekulli, të Kanunit, një kod etik i mesjetës. Por, nga ana tjetër kjo vepër është një mesazh universal, që i bën një skanarizim të detajuar shpirtit njerëzor duke nxjerrë në pah skutat më të errëta të tij, të vërtetat e patregueshme dhe pasojat e rënda që mbart mbi vete shoqëria civile nga këto akte të patolerueshme.

Historia është e drejtpërdrejtë dhe pavarësisht se nuk përshkruhen me hollësi aspektet më të zeza dhe më të shëmtuara të akteve më brutale të çmendurisë së mendjes së njeriut, arrin të sjellë me mjeshtëri një nga kurthet e saj më të këqija në skenën e teatrit të rrezikshëm të internetit e cila në ditët e sotshme endet e lirë në web, maskuar me një pseudonim dhe e mbrojtur me nickname; fytyrën tjetër të pedofilisë, dinake dhe të pa zhurmshme … Hetimi i komisarit të policisë Andi, do të arrijë të hedhë dritë në këtë histori të komplikuar?

Parathënie e librit është përgatitur nga Matteo Mandalà, profesor dhe studiues i katedrës së “Gjuhës dhe kulturës shqiptare” në Universitetin e Palermos.

Ky publikim i shtohet linjës editoriale Bonfirraro Editore, gjthmonë me qëllimin e shembjes së murit të heshtjes, duke zgjedhur të jetë në krahë të viktimave të abuzimit që kërkojnë e meritojnë drejtësi. Të njëjtën temë trajton edhe romani “Djali im dhe prifti”, Chiara, botuar në vitin 2012.
Pas librit të parë në italisht “Virgjëri të rrëmbyera “, që trajton dhunën e pësuar nga gratë shqiptare gjatë periudhës së diktaturës, shkrimtarja Selmanaj është gati për të bërë hyrjen e saj në fushën e botuesve italianë me një libër që premton se do të bëjë shumë për të folur , duke hapur perden e zezë të heshtjes.

Share: