Home KRYESORE Pse dhunojme?

Pse dhunojme?

Nga Dorian Koci

Dhuna ne shoqerine tone eshte e pafalshme. Dhunojne te dobetit ne shpirt, mendime dhe ide sepse fjala eshte me e forte dhe me bindese se cdo gje tjeter. Nen “thundren e perdhunes” shkruante Noli, 80 vjet me pare dhe me siguri me shume sesa dhune politike e kish fjalen dhe per dhunen sociale.

Kemi kaluar permes revolucioneve te veshjeve, estetike, seksuale, por kemi harruar njeriun. Ndryshimet shpirterore nuk i kemi pasqyruar ne mentalitetet tona dhe thelle brenda vetes vazhdojme te mbajme paragjykimet e vjetra me shprehje tipike si “druri ka dale nga xheneti” apo “keshtu i do mushkat drute”.

Nje shoqeri emancipohet kur mendesia e ndryshimeve behet trend, dhe jo kur paraqitja e jashtme eshte moderne. Na duhet te pershtatemi ndryshimeve qe kemi perjetuar edhe ne kulture, perndryshe do jemi nje shoqeri estetike dhe hedoniste, ppor ne thelb e pakulturuar dhe imorale.

Share: