Home KRYESORE Reagon biznesmeni Neranxi pas konferencës me kryeministrin

Reagon biznesmeni Neranxi pas konferencës me kryeministrin

Sot kryeministri, Edi Rama prezantoi ne një konference se bashku me përfaqësues te biznesit, fazën e dytë të luftës antinformalitet. Pas nje diksutimi si zakonisht te gjate te kryeministrit dhe te ministrit te financave Arben Ahmetaj, vetem njeri prej biznesmenëve te pranishëm kërkoi fjalën dhe ajo ju ndërpre ne menyre arbitrare!

Kryeministri Edi Rama në takimin me biznesin u shpreh,“Një përgëzim publik për Drejtorinë e Tatimeve dhe Doganave dhe posaçërisht për dy drejtueset se në publik marrin vetëm kritika. Puna është absolutisht e lavdërueshme, por jo për tu kënaqur. Dhe një falënderim për sipërmarrësit e mëdhenj që iu bënë partnerë realë kësaj përpjekje. Luftë që vazhdon sepse asnjëherë një sipërmarrës nuk do bëhet macja që kap minjtë e parasë, do mbetet miu për tu kapur nga macja”.

Nikollaq Neranxi nga Shoqata e tregtarëve ka kontaktuar revisten Monitorin në një bisede telefonike ku ka shpjeguar se ka qenë biznesi i pari që ka kërkuar formalizim, por jo me një fushatë ku të gjitha palët janë të humbur.

“Bëni bilancin fazës të së parë. Përtej bizneseve që janë raportuar të regjistruar rishtas, të ardhurat në buxhet nuk janë rritur. Përkundrazi”– pohoi Neranxi per Monitor, duke shtuar se viti 2016 do të shpërfaqë një rekord falimentesh ne biznese.

Ai e cilësoi absurd përqendrimin e aksionit antinformalitet tek biznesi i vogël, kur vetë qeveria e ka nxitur këtë fenomen duke përcaktuar fashat e taksimit. Bizneset deri në 2 milionë lekë nuk antinformalitetipaguajnë asnjë taksë dhe nuk janë të interesuar të marrin asnjë faturë që i rrezikon ata të kalojnë kufirin. Kjo vlen tha Neranxi edhe për fashat 5 dhe 8 milionë lekë.

Politikat e mëdhaja fiskale e nxisin evazionin fiskal shpjegoi Neranxi per Monitor duke precizuar se për këtë arsye edhe aksioni antiformalitet nuk jep rezultate.

Share: