Home KRYESORE Shesheli-Ky Zhirinovsk serb ne Ballkan drejt parlamentit!?

Shesheli-Ky Zhirinovsk serb ne Ballkan drejt parlamentit!?

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Po afrohen zgjedhjet e 24 prillit ne Serbi. Keto zgjedhje jane te parakoheshme, te shpallur nga Qeveria Vucic me 17 janar 2016. Qellimi politik i Vucicit eshte te siguroje edhe nje mandat tjeter kater vjecar ne rrugetimin e Serbise drejt Bashkimit Evropian.

Ne keto zgjedhje politike te parakoheshme terheq me se shumti vemendjen pjesemarrja aktive dhe masive e Partise Radikale Serbe, e udhehequr nga ultranacionalisti Vaslav Sheshel.

Shesheli i ballafaqua shume vite me Gjykaten e Hages per krime ne Kroaci, Bosnie dhe Serbi. Mbas nje maratone te gjate, Gjykata e Hages e liroi Sheshelin nga akuza.

Me t’u kthyer ne Serbi, Shesheli i hyri fuqishem veprimtarise politike ne krye te radikaleve Serbe. Gjate fushates ai ka bere nje mal me akuza per “padrejtesite” e Gjykates se Hages kunder tij.

Shesheli ka sulmuar me gjuhe te ashper kundershtaret e tij politik te Partise Progresive Serbe te kryeministrit Vucic, per shitje te interesave nacionaliste te Serbise ne Perendim.

Shesheli ka drejtuar shigjeta ogurzeza kunder Kosoves, lirise dhe pavaresise se saj, duke akcentuar tezen e Car Llazarit per Kosoven, si zemra e Serbise dhe Jeruzalem i Ballkanit.

Ne aksin e politikes se jashtme te Sheshelit eshte riorientimi gjeopolitik i Serbise drejt aleates strategjike tradicionale, Rusise. Ate qe lideret e tjere serbe nga Vucici deri te Nikolici e artikukojne ne menyre ambige, Shesheli shpalose fare haptas. Per Sheshelin Rusia i duhet Serbise dhe jo BE dhe Perendimi.

Ne mjedisin politik serb, doktrina e “nacertanies” si dhe zhargoni i vjeter i Sheshelit synon te mobilizoje nacionalistet ekstremiste, radikale, nostalgjike, pro-ruse dhe establishmentin anti-perendimore ne Serbine e sotme.

Dhe duket qe ne kete perpjekje ultranacionalistet radikale serbe kane pasur rritje. Pak kohe me pare burimet partiake e vleresonin rritjen e pritshme te Partise Radikale te Shesheli deri ne 20 perqind. Padyshim keto shifra kane qene me se shumti propogandistike dhe jo reale.

Megjithate, krahasuar me zgjedhjet e kaluara kur radikalet nuk arriten te kalonin cakun 5 perqind per t’u perfaqesuar ne parlamentin Serb, ne keto zgjedhje gjasat duket te jene qe radikalet te arrijne rreth 6 perqind, pra te mund te hyjne ne parlament.

Kjo rritje e pritshme e ultranacionalisteve serbe eshte pasoje direkte e lirimit te Sheshelit nga Gjykata e Hages dhe angazhimit te tij ne krye te Partise Radikale ne fushaten elektorale te diteve te fundit.

Tendenca e ringjalljes se ultranacionalizmit serb te Sheshelit ne Serbi eshte ogurzeze ne kuptimin me te plote te fjales. Pa asnje dyshim ai eshte nje Zhirinovsk serb ne Ballkan.

Ringjallja e ultranacionalizmit serb shenon nje hap prapa ne zhvillimet e brendshme ne Serbi, nje dobesim te aktoreve e faktoreve liberale e demokrate ne shoqerine dhe politiken Serbe, nje rritje te prirjes gjeopolitike pro-ruse te saj si dhe nje kercenim te shtuar per mbare Ballkanin.

Share: