Home KRYESORE Shperfillja e Vatres nga Rama, projekt enverist dhe antikombetar

Shperfillja e Vatres nga Rama, projekt enverist dhe antikombetar

Nga Kreshnik Collaku.

Ne menyre te perseritur Kryeministri perpiqet te shese viziten ne SHBA si mbeshtetje personale per te. Se sa mbeshtetje personale ka qene ai takim eshte shume e lehte te verifikohet.

Cdo shqiptar mund te lexoje deklaraten me permbajtjen e takimit leshuar nga Shtepia e Bardhe. Dukshem teksti i Shtepise se Bardhe me tekstin e zyres propagandes se kryeministrit dallojne ne 80%.

Pervec kesaj viziten dhe planet e kryeministrit me SHBA i ka shenjuar nje sjellje e paprecedente, pa etike, percarese dhe tipike enveriste.

Gjate vizites ne SHBA, ne takimet me Diasporen kryeministri ka shmangur e ka injoruar cdo kontakt me Federaten Panshqiptare Vatra. Vatra e Nolit, Konices etj rilindasve e patrioteve te vertete u injorua nga “kryerilindasi” i vonuar.

Aq me e rende tingellon kjo kur “kryerilindasi” premton mbajtjen e nje Kongresi Mbarekombetar te Diaspores, nje projekt te cilin Rama e trashegoi nga qeveria e meparshme.

Si mundet te perbashkoje Diasporen kur injoron Vatren, organizaten me te vjeter e me te madhe te shqiptareve ne SHBA ? Si mund te injorohet memoria historike e shqiptareve ?

Te tilla qendrime percarese dhe klasore ndaj Vatres dhe diaspores antikomuniste ne SHBA jane te njejtat me frymzimet enveriste te cilet me te njejten urrejtje luftonin imperializmin amerikan si dhe “reaksionin” antikomunist te diaspores shqiptare ne SHBA.

Historia e Vatres eshte histori lavdie e shqiptareve. Ajo lavdi ia ka dale te triumfoje ndaj enverizmit komunist. Ajo lavdi do triumfoje edhe ndaj neoenveristeve te sotem te Tiranes.

Share: