Home KRYESORE Shteti, ky hajdut që të rrjep çdo ditë, e s’të bën asnjë...

Shteti, ky hajdut që të rrjep çdo ditë, e s’të bën asnjë punë

Nga Mentor Kikia

I keni parasysh ato filmat apo librat me mistere? Një mesazh i vjetër është lënë tek një shkëmb. Atje thuhet se duhet të shkosh tek një pemë. Tek pema thuhet se një burrë i vjetër me mjekërr di një fjalëkalim. Ai burri të tregon se është një pergamenë në një varr. Tek ai varri shkruhet se në themelet e kishës së fshatit ka një mesazh që duhet dëshifruar…

Ky është shteti, shteti shqiptar. Nëse ke një punë, do të sorollatesh zyrë më zyrë, institucion më institucion. Javë, muaj, vite… Në cdo derë të kërkojnë një dokument, që lidhet me një letër tjetër. Dhe për të marrë nje dokument duhet një tjetër, dhe pas atij që merr duhet edhe një tjetër…

Nëse ti thua se do të udhëtoj me autobus, të kërkojnë si do e ketë emrin shoferi. Pasi ti gjen emrin, të kërkojnë edhe moshën, edhe patentën, pastaj edhe grupin e gjakut. Pastaj edhe mekanikun dhe gomistin e autobusit…

Në fund vetë shteti e di se të gjitha këto bëhen në mënyrë fiktive. “E dimë që janë kot, por duhen, i kërkojnë”. Po kush i kërkon? SHTETI! Shteti i ka shpikur vetë të gjitha këto, si një makinë torturuese kafkiane, sepse cdo letër që merr kushton 50 mijë lekë.

Dhe në fund ti revoltohesh, të sos durimi dhe thua: Të kam dhjerë mu në shtet. Shtet formal, shtet prej leter, që vetëm të rrjep dhe s’të ofron asnjë gjë.

Duhet te kuptohemi, nuk jam kuinder shtetit, nuk jam kunder pageses se cdo detyrimi, zbatimit te rregullave ligjeve, por jam, me gjithe fuqine e shpirtit, kunder burrokracive dhe fallsitetit. Kunder sorollatjeve per te zhvatur njerezit.

Share: