Home KRYESORE Shtyhet gjyqi, Emiljano Shullazi nuk do të dalë sot para Gjykatës

Shtyhet gjyqi, Emiljano Shullazi nuk do të dalë sot para Gjykatës

Emiljano Shullazi nuk do të dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën e sigurisë. Sipas Mediave te ndryshme Shullazi dhe dy bashkëpunëtorët e tij do të dalin në Gjykatë për masë sigurie nesër në orën 08:30.

Prokuroria do të kërkojë arrest me burg për Emiljano Shullazin, Gilmando Danin dhe Blerim Shullazit. Nderkohe mësohet se gjyqi ndaj Emiljano Shullazi dhe dy të pandehurve të tjerë është shtyrë për shkak të ngarkesës së lartë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, që vazhdon seanca ndaj xhihadistëve të akuzuar për rekrutim të personave në luftën e Sirisë.

Pra mesohet se prokurorja e çështjes së Shullazit është aktualisht në gjyqin tek xhihadistët, një seancë kjo e fundit tepër intensive dhe që pritet të zgjasë…

Share: