Home KRYESORE Sidrit Bejleri dhe Alban Hoxha fitojne 100 milione e i japin per...

Sidrit Bejleri dhe Alban Hoxha fitojne 100 milione e i japin per bamiresi!?

Mbrëmjen e së martës në Top Channel ne programin e përjavshëm “100 Milionë” konkurrentë ishin dy personazhe të njohur publik; këngëtari dhe njëkohësisht një prej trajnerëve të jurisë së “The Voice of Albania”, Sidrit Bejleri dhe portieri i Partizanit, Alban Hoxha.

Dy konkurrentët tane arritën të bëjnë një garë emocionuese duke arritur të menaxhojnë emocionet dhe të tregojnë njohuritë e tyre, e ne fund arritën të fitojnë 12 milionë e 500 mijë lekë të vjetra.

Sidrit Bejleri dhe Alban Hoxha e deklaruan se lekët e fituara do t’i çojnë në Qendrën Shtetërore të Fëmijëve me Autizëm!

Hajde me hajer kjo histori shume e bukur qe mendja ne manyre paragjykuese te shkon aty ku nuk duhet: shume e bukur per te qene e vertete!

Share: