Home KRYESORE Siri, 300 punetare pengje te ISIS

Siri, 300 punetare pengje te ISIS

Mediat sirianë raportojnë se militantët e Shtetit Islamik kanë kapur rob më shumë se 300 punëtorë në një fabrikë çimentojë.

Thuhet se militantët po i mbajnë peng punonjësit në një vend te fshehtr, ndërsa sipas mediave lokale, drejtuesit e kompanisë në fjalë nuk kanë patur asnjë kontakt me stafin që prej të martës në mbrëmje.

Një zyrtar tha për SANA, se dëshmitarët panë rreth 125 punonjës të rrëmbyer që po ngjiteshin nëpër autobuzë të nisur drejt zonave të kontrolluara totalisht nga ISIS.

Fabrika në fjalë ndodhet në Al – Dhmeir, rreth 48 kilometra larg nga kryeqytetit sirian dhe baza e qeverisë së Bashar al – Assad.

Civilët vijojnë të vuajnë konfliktin 5 – vjeçar në Siri. ISIS është akuzuar për vepra mizore, të tilla si përdhunime sistematike, vrasje dhe rrëmbime, si dhe përdorimin e sirianëve si mburoja njerëzore.

Sipas OKB, më shumë se 250 mijë persona kanë vdekur si pasojë e konfliktit, mbi 1 milionë kanë mbetur të plagosur dhe më shumë se 11 milionë janë shpërngulun brenda dhe jashtë vendit.

Share: