Home KRYESORE Studentet kundër tarifave per certifikim te gjuhës se huaj

Studentet kundër tarifave per certifikim te gjuhës se huaj

Vazhdon aksioni studentor kundër certifikimit të kushtueshëm dhe klientelist të gjuhës së huaj! Me qindra studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale, Gjeologji-Minierave, Histori-Filologjisë dhe Gjuhëve të Huaja nënshkruan peticionin që kërkon tërheqjen e vendimit detyrues e të padrejtë të Ministrisë, mësimin e gjuhës së huaj gjatë trevjeçarit në Fakultet dhe certifikimin e saj po aty dhe falas.

“Shteti nuk mund të na kërkojë llogari për një dije që nuk na e mëson në shkollë, për të cilën paguajmë tarifa të kripura. Aq më pak vetëm pak muaj para diplomimit për studentët e vitit të tretë, që befasisht dhe me brutalitet u është plasur turinjve vendimi absurd dhe i papërballueshëm ekonomikisht për tu çertefikuar kundrejt qindra eurove branda pak kohësh në qendra gjuhësore fitimprurëse.” – shkruhet ne një njoftim te këtij organizimi.

Sipas organizatoreve ky akt, ndër të tjera është i paarsyeshëm dhe ironikisht shprehje e mungesës së demokracisë në universitet – Prandaj thone organizatoret – nuk do të ndalemi. Nuk do të lejojmë të grabitemi. Nuk do të heshtim. Mjaft më!

Share: