Home KRYESORE Ushtri Ruse sekrete ne Europe!?

Ushtri Ruse sekrete ne Europe!?

Presidenti rus Vladimir Putin, kontrollon një rrjet të luftëtarëve elitarë në perëndim përmes shkollave të trajnimit që kalojnë zyrtarët e inteligjencës ruse, te pakten sic raporton Daily Star.

Ushtria sekrete e Putinit doli nga hija, kur Boris Reitschuster autor i librit “Lufta e fshehtë e Putinit”, duke iu referuar studimit të shërbimeve të inteligjencës së Evropës Perëndimore, njoftoi se kreu i Kremlinit përmes shkollash trajnuese për luftëra, kontrollon njësi elitare në Gjermani dhe vende tjera të Evropës Perëndimore, transmeton Telegrafi!

Raportihet se rdhe pse në shumica e këtyre shkollave ushtrojnë atletë të zakonshëm, nga prapavija komandojnë agjentë të jashtëm rusë të inteligjencës ushtarake dhe njësi tjera ruse (VDV).

Këto shkolla drejtohen nga ish-agjentë dhe pjesëtarë të njësive speciale ruse. Në këtë mënyrë, ata shërbejnë si mbulesë e përkryer për aktivitete të fshehta, raporton telegraph

Këto njësi ushtarake në vendin e armikut paraqesin shtyllën kryesore të luftës së fshehur të Putinit kundër Perëndimit, thotë autori i biografisë së Putinit.

Njësitë për të cilat Reitschuster flet, sipas gazetave britanike, trajnohen për luftëra fizike, me armë, me thika por edhe me duar të thata, në të cilët nuk ka rregulla.

Raportohet se gjatë trajnimit theks të veçantë vihet mbi improvizimin dhe intuitën e luftëtarëve me qëllim që të jenë në gjendje të përballojnë çfarëdo sfide në situata të ndryshme…

Share: