Home KRYESORE “Break-event point” i Shqipërisë

“Break-event point” i Shqipërisë

Nga Ilir Kaduku

Togfjalëshi “break-even point” ka një kuptim shumë dimensional. Si një ekonomist part-time dhe si gjirokastrit i vjetër, “pikën kritike” e konceptoj si një operacion ekonomik që nuk rezulton as me fitim dhe as me humbje. Në rininë time të “harbuar” kam qenë shumë i apasionuar pas shkencave ekzakte. Me “modestinë” më të madhe që më ka karakterizuar gjithë jetën, mund të të them se mund të isha bërë një “kokë” e madhe e shkencave ekzakte. Por Shoku Sylejman Bushati (ish Sekretar i Parë i Partisë Komuniste të asaj kohe në Shkodër), duke ditur prejardhjen time të largët nga Gjirokastra, me largpamësinë që e ka karakterizuar ndriçoi jetën time të mëpërtejme. Me akordoi një të drejtë studimi për ekonomi me sistemin pa shkëputje nga puna. Gjithë jetën time kam mallkuar babanë dhe mamanë time që më lindën fëmijën e fundit. Akoma sot më mundon pyetja: pse nuk më lindën të parin?

Po të isha i pari mund të përfitoja një të drejtë studimi nga Shoku Bushati për shkencat ekzakte. Në këtë rast nga “gjenialiteti” im do të fitonte njerëzimi dhe mbarë kombi shqiptar. Nejse, nuk e fajësoj Shokun Syl sepse ai për të mirën time dhe të popullit shqiptar është sakrifikuar historikisht. Të njëjtën gjë po bën edhe i biri i tij sot, Ministri i të Dalurit Përjashta të Shqipërisë, Shoku Ditzi Bushati. Mbështetur në aksiomën mitologjike “Sokrat i vuajtur apo Derr i kënaqur”, personalisht nuk jam penduar aspak për “verbërinë” dhe “fanatizmin” tim demokratik. Preferoj “Sokratin e vuajtur”. Konsekuencat e zgjedhjes personale, mund të kenë qenë të rënda për mua, familjen dhe grupin shoqëror që unë i përkas. Oshilacionet e para emocionale i pësova nga largpamësia e udhëheqësit të madh të partisë-shtet, Shokut Edvin Kërstaq Rama. I shokuar nga situata aspak komode dhe i depresuar nga demagogjia “cipëplasur” postkomuniste e “Rilindasve”, preferova të futem thellë në botën e mikut tim të vjeter (librit). Zakonisht mbështetem tek eksperienca e shkollës së mesme, të cilën fatmirësisht e kam mbaruar pa shkeputje nga puna në gjirin e “kllasës” punëtore. Nga kjo shkollë tepër e “fortë” e lagjes Zdrale të fshatit Shkodër, kam mësuar “vjedhurazi” për një nga figurat e shkencëtarëve që më ka ngelur në mend, ajo e natyralistit Robert Brown. Ndoshta për faktin se dhe teoria e tij ishte tepër e thjeshtë dhe konkrete. Bëhej fjalë për lëvizjen e lirë të molekulave në një gotë uji dhe kalimin nga një gjendje kaotike në atë të qetësisë.

Pa dashur të futem në hollësira, gjithmonë këtë lloj fenomeni e kam krahasuar në imagjinatën time prej “shkencëtari të madh”, me lëvizjen abstrakte të realitetit të shoqërisë njerëzore. Në këtë sens mundohem t’i përfytyroj dhe tronditjet, amplitudat, revolucionet dhe psiqikën e shoqërisë shqiptare, në të kaluarën dhe sot. Duke qenë pjesëmarrës aktiv i lëvizjeve të shoqërisë shqiptare kam të drejtën morale të nxjerr ndonjë konkluzion për kombin tonë të shtrenjtë. Emocionalisht më krijohet përshtypja se lëvizja “Browniane” e shoqërise shqiptare po finalizohet. Kombi shqiptar nuk ka me kohë për të humbur. Edhe me “nostalgjikët” e parajsës së humbur, tanimë e kanë kuptuar se koha e tyre ka mbaruar. Ka ardhur koha që “ kongresmenët e kuq” t’a ngulin mirë në mendje, se nuk janë gjë tjetër vecse “një jashtëqitje” e komunizmit, e regjimit më antishqiptar dhe më kriminal që ka patur “c’nderin” të ketë historia e popullit shqiptar. Cdo makiazh, cdo aleancë hibride me fitimtarët, cdo “kameleonizim” i radhës për të cilat rilindasit janë mjeshtra, është fare i pashpresë në përballjen me faktet që do t’i servirë realiteti shqiptar në të ardhmen. Ora e historisë po afron, është ora e vërtetë e shqiptarëve. Rikthimi i demokratëve në pushtet është nj emergjencë kombëtare, duke mbartur me vete dhe shpresën e mbarë shqiptarëve për një ndryshim të thellë, për një Shqipëri më të mirë. Invadorët rilindas , protagonistë të një pushtimi korruptiv total, po tentojnë të sundojnë “qetësisht” duke lënë pas një shtet me një trashëgimi mjaft të hidhur politike dhe një fature ekonomike të kalkuluar në mënyrën më diabolike në dëm të shqiptarëve.

Po dëgjoja me shumë nostalgji “kongresmenët rilindas”, kur na “mallëngjyen” me krimet e qeverisë së tyre. Me gjithë “ respektin “ që kam për këta “kriminelë” të nderuar, mendoj se ia vlen t’iu kujtoj Balzakun dhe “Lëkuren e Shagrenit”. Megjithëse jam i sigurtë se asnjë prej tyre nuk e ka lexuar këtë kryevepër të Balzakut, pendës së artë të shpirtit të popullit francez, po mundohem të krijoj një përqasje periferike. Ja kush është lëkura e feministit-socialist Rama dhe e Rilindjes të ditëve të qametit koncesionar: një shtet, të renditur në parajsën europiane të prostitucionit, trafikut të drogës, të armëve dhe krimit të organizuar; një shtet antikombëtar, i kthyer në një makinë shtetërore për denigrimin politik dhe ekonomik të kombit të vet; një shtet, që ka përdorur dhunën politike, ekonomike dhe sociale ndaj shtresës më fisnike të shoqërisë shqiptare, ish të persekutuarve politikë; një shtet të “droguar”, ku indeksi i zbatimit të ligjit është tronditës dhe absurd; një shtet, me nivelin më të lartë të korrupsionit të krahasuar me 118 vendet të botës (kemi “nderin” të jemi në vendin e 108 – të, duke lënë pas vetëm disa vende të Afrikës). Shteti shqiptar është i vetmi shtet ndër vendet në tranzicion me fenomenin kanceroz “state chapture”.

Fatura e “taksës” së rryshfetit kryeministror arrin masën 2.2 miliard euro; një shtet, me informalitetin më të madh në Europë; një shtet, që ka absorborbimin më të vogël të ardhurave fiskale në raport me PBB; një shtet që ka diskriminuar totalisht inisiativën kombëtare në privatizimet strategjike; një shtet, ku i “zoti i shtëpisë” ditën e përmbytjeve të vendit i përjeton duke ndjekur ndeshjet e NBA në Miami; një shtet, ku qeveria ikën si klandestine ditëve të revoltave popullore; një shtet, që shpall si parësore të zhvillimit ekonomik kazinot; një shtet, që ushtron genocid politik ndaj kundërshtarëve të regjimit të tij; një shtet, shpikës dhe zbatues të teorise “së tokës së djegur”, “përdhunues” konstant i pasurisë kombëtare të shqiptarëve, popullit më të varfër të Europës; një shtet, me një politikë antikombëtare të “portave të shqyera” bankare; një shtet, që ka varfëruar në mënyrë biblike popullin e vet ( mbi 45.5 % e shqiptarëve jetojnë me pesë dollarë në dit ), dhe 38 % e popullsisë është e papunë; një shtet, që e ka shndërruar sistemin bankar dhe financiar në “lavatricen” më të madhe të pastrimit të parave në rajon; një shtet, që “plackit” thesarin e vet ditën për diell; një shtet, që “plackit” identitetin ekonomik të qytetarit; një shtet, që “plackit” identitetin fizik të qytetarit; një shtet, që zbaton “copy paste” nga Guberna rilindase e skenarit Papandreu, e rriti borxhin publik nga 62.7 % në 74 %; një shtet, që ka detyruar me mijra shqiptarë të marrin rrugën e kurbetit; një shtet, që premton 300 000 vende të reja pune dhe zyrtarisht ka hapur vetëm 9821 vende pune, etj, etj. Ky është skaneri dhe testamenti politik dhe ekonomik i qeverisjes tënde dhe “kongresmenëve” të tu, o Shoku Edvin Edi Rama.

Së shpejti do të jepni llogari për krimet e rilindasve tuaj. Besoj se e ke lexuar mikun tonë të përbashkët, Danten. Ti dhe kriminelët tuaj, e dini mjaft mirë se jeni në shkallën e nëntë të ferrit. Mbaroni një herë punë me ferrin dhe pastaj mund t’ju vij rradha për purgatorin e famshëm. “Mballoma” e Sekretarit të Parë të Partisë, që dëshëron të veshësh ti, si kryeministër është tepër e hollë për të mbuluar bëmat e Partisë dhe të kriminelëve tuaj rilindas. Të jesh i sigurtë se “lëkura e Shagrenit shqiptar” do të jetë dhe një herë provë e gjenialitetit të Balzakut, Shpirtit të Popullit Francez. Që të jem i sinqertë me ty, si Kryeministër i një pjesë të shqiptarëve, dua të rrëfehem deri në fund. Një gjë është e vërtetë si drita e diellit: me dhembin sytë kur të shoh krah për krah me kriminelë. Ju nuk jeni asgjë më tepër vecse një antishqiptar, një kriminel i rëndomtë. Ju ndoshta nuk ju hyn në hesap ky rrëfim dhe ky sinqeritet i imi, por unë besoj se një ditë do të më kujtoni për profecinë time. Përpara se të filloj të sqaroj “autogafat” e klasës tuaj politike, mendoj të të sqaroj pak për ca testamente politike dhe fatura ekonomike ilegale të ortakëve tuaj “kongresualë”: E di se e keni shumë për “zemër” arsimin.

E kuptoj se jeni entuziasmuar pa masë kur morët nismën revolucionare “vetëtimë” të adashit tënd ministrit shumëthundrak Klosi për kthimin e sistemit arsimit profesional në një “autoshkollë” gjigande, të mbështetur në dacibaon kineze: “Të gjithë, i madh e i vogël, t’i vërsulemi shkollave. T’i kthejmë ato në “autoshkolla” të vërteta, ku të lexitet gjuha amtare dhe të kërcehet roken’roll”. Besoj se të gjithë ju rilindasit menduat se me strategjinë tuaj të “shkollimit masiv”, do bëhej hataja. E gjithë Shqipëria po kthehet në një arenë “sportive” pa kurrfarë sensi edukativ. Rilindasit para se të realizonin idenë e “autoshkollave”, u takonte të zgjidhnin dy probleme madhore. Së pari, duhej që universitetet të ishin në funksion të tregut të punës dhe së dyti, të përllogaritej një kosto operacionale efektive e këtij operacioni kaq të rëndësishëm për shoqërinë shqiptare. Nëse do ishin zgjidhur në mënyrë optimale këto dy elementë esencial, ateherë një shtet i “mencur” mund të rriste kuotat e pranimit. Rritja reale e kërkesës amplifikon ofertën private, pra fluksin në rritje mund t’a përmbushte dhe arsimi i lartë ekzistent. Realiteti vërteton të kundërtën . Shqiptarët janë aq të zgjuar sa të kuptojnë se deri ku arrin “diabolizmi” juaj parahistorik. Nëse i referohemi demografisë na del e qartë se Shqipëria është vendi më i i ri i Europës, me rreth 40 % të popullsisë nën moshën 27 vjec dhe me një lindshmëri 2.3 fëmijë për grua. Në të njëjtën kohë sipas statistikave të BE do të ketë nevojë për rreth 50 milionë punonjës brenda këtij 10 vjecari, pra ky fakt përbën një realitet të prekshëm për vendin tonë. Globalizimi dhe modernizmi ekonomik e kanë rritur fluksin e kërkesës për fuqi punëtore të specializuar.

Mobilitetet e punës tashmë janë kthyer nga një përrallë nga e kaluara në një realitet botëror. Në të njëjtën kohë vërehet se Europa po “plaket”. Sipas përllogaritjeve të BE, pas vitit 2017 në vendet e Europës Perëndimore do të ketë më tepër 60 vjecare sesa 17 vjecare. Pra do të vijë momenti kritik kur Shqipëria nuk do të afrojë më punë sasiore, por cilësore në tregun ndërkombëtar të punës. Është pikërisht kjo ambicie që duhet të na shtyjë drejt politikave liberalizuese dhe drejt një ndryshimi radikal të sistemit inteligjent shqiptar. Nuk duhet injoruar fakti se rreth 32 000 studentë shqiptarë aktualisht studjojnë jashtë shtetit. Duhen ndërmarrë masa radikale në konceptimin e drejtë të raporteve midis shtetit dhe tregut të edukimit. Të dalim në një fushë tjetër. Ka vite që flitet në media se tregu i sigurimeve është ende larg standarteve ndërkombëtare. Mangësitë janë vërejtur në aplikimin e tendencave të konkurrencës së lirë dhe elementeve të tjerë që e bëjnë atë konkurrencial. Po kështu mangësi janë vërejtur dhe në kualitetitin e shërbimeve të standartave ndërkombëtare ndaj klientëve.

Është folur mjaft gjatë viteve të “invazionit” siocialist për paaftësi paguese nga ana e kompanive. Ka arritur diskutimi deri në pika kritike, sa në media dhe në opinionin e lirë, ato janë krahasuar me piramida. Në raportet të ndryshme të institucioneve ndërkombëtare, tregu i sigurimeve është paraqitur i pambikqyrur, i pambuluar, i deformuar dhe me një stabilitet të frikshëm deri në falimentim. Rastësisht kam në dorë një raport të fundit të FMN – së. Në këtë raport kërkohet që stafi i Autoritetit Mbikqyrës të Sigurimeve të jetë domosdoshmërisht i kualifikuar dhe me një përvojë në treg. Si mund t’i justifikojnë këto vite të “parajsës” së tyre personale, drejtuesit e institucioneve direkt përgjegjëse në kushtet kur nuk janë përcaktuar kufijtë maksimalë të mundshëm dhe të lejueshëm për aktivet dhe investimet e aktiveve, kufijte për mbulimin e provigjoneve teknike dhe matematike nga shoqëritë e sigurimeve? A janë të ndërgjegjshëm këta specialistë të “mëdhenj” të fushës së sigurimeve me kompanitë e sigurimeve vendase, a janë luajalë me partnerët e mëdhenj ndërkombëtare në kontratat e risigurimit të tyre?

Janë me dhjetra e qindra raste kur klientët e mëdhenj janë ndodhur para vështirësive të mëdha në rastin e dëmeve me vlera të mëdha ose kur dëmet ndodhin jashtë territorit të vendit. Në keto institucione “ferri” i Dantes ka ngjitur shkallën sipërore. Cështje të tilla mjaft delikate si privatizimi i dyshimtë i INSIG (qe deri tani për demagogji është quajtur “i madh dhe i sigurtë”), janë cështje të cilat me siguri matematike do t’i nënshtrohen qëndrimit me “duar të pastra” të drejtësise shqiptare. Etja e paskrupullt për abuzime ishte morali i zyrtarit “homos corruptuss” dhe “homos administrativius” që mistifikoi qeverisja kriminale rilindase. Për frenimin e aksesit galopant të këtij fenomeni duhet amenduar urgjentisht ligji mbi konfliktin e interesave, ligj që rilindasit e abstraguan gjatë viteve të “invazionit” të tyre. “Duart e pastra” duhet të sigurojnë që rregullat e etikës të zbatohen dhe të jenë unikale për të gjithë zyrtarët publikë dhe bashkëpunëtoret e tyre të përfshirë në shërbimin publik. Këtu nuk duhet të bëjnë përjashtim dhe rastet kur zyrtarët publikë lëvizin me ose pa “dashje” drejt sektorit privat.

Task – Forca reale shqiptare duhet t’i kushtojë vëmendje të madhe praktikave abuzive të qeverisjes socialiste, ku drejtues të kompanive më të rëndësishme shtetërore, pasi kanë vjedhur me të dyja duart pasurinë shtetërore, hapin aktivitetete private paralele me ato që kanë pasur në shtet. Si rezultat i këtyre praktikave abuzive në tregun e korrupsionit shqiptar kanë mbirë me dhjetra kompani misterioze udhëtimesh, farmaceutike, arkitekture, ndërtimesh, sigurimesh, bankash, etj. Është më se urgjente nga ana e Task – Forcës të popullit shqiptar, të kërkohet amandimi i ligjit dhe zbatimi rigoroz, ligj i cili siguron që personat që ngrejnë kompani private të skanohen lidhur me rekordin e tyre kriminal apo dhe me kufizimin e të drejtave që ata mund të jenë ekspozuar. Në të njëjtën kohë duhet që aksionerët e kompanive private të tregojnë burimin real të të ardhurave bazë në themelimin e kompanive. Nëse ndokush dëshëron informacion më të thellë për mënyrën se si “kanë lindur” mjaft nga kompanitë misterioze shqiptare, jam gati t’i ofroj shërbim falas. Askush nuk duhet të harrojë faktin se kemi “nderin” të udhëhiqemi nga një kryeministër që “përleshet” heroikisht me monopolet dhe korrupsionin. Konflikte të tilla interesash janë të panumërta dhe krejt normale për qeveritarët socialistë të cilët e kanë konsideruar shtetin si një “lope” që duhet mjelur. Shoqëria shqiptare duhet kuruar sa më parë nga kjo sëmundje endemike. Shembulli më tipik i një shteti paranojak është rasti amoral i përgjimit të ekspozuar nga Z. Berisha.

Shoku Rama. Ti, si mëkëmbësi i babit tënd politik dhe biologjik kriminelit Enver Hoxha duhet t’a kuptosh fare mirë se kur ligji përdhoset në tempullin e drejtësisë, atëhere lind pyetja: cfarë duhet të bëjmë ne fakiret, populli i thjeshtë? O tempora, o mores! Ka kohë që demagogjia e pacipë socialiste bën deklamacione duke urlatuar se demokratët do jenë xhelatët e ardhshëm të administratës publike. Po kush e paska bërë korrupsionin sipas tyre? Mos vallë armata e të papunëve, apo emigrantët përtej kufirit? Apo pensionistët dhe ushtarakët në pension? Është në nderin e Presidentit të Republikës, si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të mbajë premtimet e dhëna popullit: të mos merret shteti vetëm me rreshterat e korrupsionit, por drejtësia të veprojë egër dhe pa mëshirë mbi feldmarshallët, të cilët për fatin tonë të keq i kemi pasur por dhe i kemi në krye të punëve “të mëdha”. Shqiptarët nuk duhet të harrojnë se mandati i tyre është mandat anti – korrupsion. Nëse ndërkombëtarët shprehen se shteti shqiptar është më i korruptuari ndër vendet në tranzicion, atëhere kemi përballë administratën më të korruptuar. Suksesi i premtimeve mandatore ka të bëjë në rradhë të parë me pastrimin e administratës shtetërore.

Nuk jam partizan i “plugut” dhe “qilizmës”, sepse e kam provuar për vite me rradhë papunësinë politike. Mbështetur në legjenden kineze të Konfucit mitologjik “Mos i bëj tjetrit, atë që s’ke qejf të t’a bëjnë ty”, jam dhe do të mbetem partizan i administratës së përkushtuar, i administratës që në rradhë të parë ka një parim: “Shqipëria, mbi të gjitha”. Deri këtu mund të arrijë kompromisi im me nëpunesin civil. Por kurrë nuk mund të bëj kompromis me “gogolin” tatimor e doganor, as me banditët e kallëpit Shullazi, Roshi, Bushi, Frroku, Xhelili dhe me asnjë rilindas të pasluftës. Ju Shoku Ramadhe kongresmenët e pasluftës, me diabolizmin që ju karakterizon si klasë politike, guxoni dhe na përmendni 24/1. Pse nuk përmendin këta “bufonë parlamentarë” 12 437 nëpunësit demokratë të hequr pa asnjë nën nga puna vetëm gjatë periudhës 2013 e deri më sot? Nëse keni nevojë për ndonjë shembull konkret, po ju servir rastin e Bankës së Shqipërisë.

Për të freskuar kujtesën tënde të mjerë o Shoku Rama dhe rilindasve Tuaj që “vikasin” për nenin 24/1 të përdorur nga qeverisja demokratike, ortaku yt, lideri historik i sistemit bankar Shkëlqim Cani më hodhi në rrugë të madhe pa asnjë shkak dhe arsye. E pra unë isha Profesori i Bankierëve të Shqipërisë. Por ti dhe skota juaj s’mund të m’a falnit gjynahin e madh se kisha qenë edhe Profesori i Grevës së Urisë së Universitetit të Tiranës. Vështirësitë e shqiptarëve për arritjen e aspiratave të tilla imperative janë tepër të kufizuara në kushtet kur institucione të tilla, si Gjykatat, Prokuroria, Policia e Shtetit, AMF, DPT, DPD, Banka e Shqipërisë, Enti i Konkurrencës dhe Monopoleve, Enti për Rregullimin e Energjisë, OSSHE, aktualisht janë të gjithëpërfshirë dhe bashkëpunëtorë në një krim të përbashkët ndaj shoqërisë shqiptare, në atë të krijimit të një shteti inekzistent dhe të pamoralshëm ligjor. Është e qartë si drita e diellit, se këto institucione rezultojnë si “mbetje acide” e qeverisjes së korruptuar rilindase.

Atavizmi “institucional” i parlamentit, i dalë nga një mazhorancë e inkriminuar rilindase do t’a përballë shqiptarin me një diskrepancë ndërmjet qëllimit qeverisës dhe mjeteve për arritjen e tij. Cdokush duhet të kuptojë se këtu fillon dhe kalvari i Shqipërisë. Le të shohim se cila është Shqipëria e Edvin Kërstaq Ramës, e Gubernës së “Rilindjes”, sot gjatë ditëvë të “invadimit” total të komunizmit konçesionar. Paraprakisht shokëve qëndrorë: Ditzi Bushati, Taulant Balla, Saimir Tahiri, Pandelush Athina Majko, Erjon Brace, Ilir Beqaj, etj. dua t’i kujtoj testamentin e të madhit rilindas hungarez, Shandor Petëf: “Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap edhe dashurinë”. Këta komunistët e rinj për partiçkën e tyre japin edhe Shqipërinë. “Rilindja” ka marrë mësime nga demagogu Gebels: “ndërgjegja ime është Fyhreri”. Për këto monstra Enver Hoxha është Fyhreri i tyre. Nga gjithë eksperienca njerëzore kemi nxjerrë një mësim të madh: komunistët nuk kanë fe dhe atdhe. Zoti i mëshiroftë, se nuk dinë se cfarë bëjnë. Për simetrinë ekonomike, politike, sociale dhe psikologjike të Gubernës shqiptare të shekullit XI, mund t’ Ju pasqyroj me pak fjalë vetëm majën e ajsbergu në “oqeanin” e trazuar shqiptar. Në rang listat korruptive të ekzaminuara nga institucionet ndërkombëtare, është i turpshëm dhe i pamohueshëm fakti tronditës: Shqipëria ndodhet në “pole position” përsa i përket galopit të korrupsionit, kriminalitetit, prostitucionit, pastrimit të parave, kapjes së shtetit, informalitetit, etj. Realizimi me sukses i projektit “me duar të pastra” përbën një “oksigjen” jetëdhënës për të ardhmen e Shqipërisë. Suksesi është i lidhur në mënyrë kauzale me zgjidhjen emergjente të secilës nga hallkat e zinxhirit të mësipërm, zinxhir i cili përbën dhe kalvarin institucional të Shqipërisë. E kam fjalën për raportin midis zyrtarit publik dhe raporteve të tij me sektorin privat. Është evident fakti se lejtmotivi i mbeskës të kriminelit Spiro Koleka, Shoqes Milenka Koleka-Harito-Shteto në rekrutimin e nënpunësve civilë, ka qenë aksiometrik “Militant dhe abuzues”. Për frenimin e aksesit galopant të këtij fenomeni duhet amanduar urgjentisht ligji mbi konfliktin e interesave, ligj që socialistët e abstraguan gjatë viteve të “invazionit” të tyre. Qeveria demokratike duhet të sigurojë që rregullat e etikës të zbatohen dhe të jenë unikale për të gjithë zyrtarët publikë dhe bashkëpunëtorët e tyre të përfshirë në shërbimin publik. Efikasiteti i veprimtarisë së shtetit ligjor duhet parë i lidhur ngushtë me “pastërtinë” e punës së Komisionit të Verifikimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Tashmë është evident fakti se ky Komision, aktualisht në dispozicion të pushtetarëve ordinerë, më tepër ka shërbyer si bashkëpunëtor i fshehjes së krimeve ekonomike të pushtetarëve të kuq, sesa në evidentimin e bëmave mesjetare të tyre. Le të na tregojnë Shoku Ganaj dhe suita e tij, se cili nga këta anëtarë të “skotës” së qeverisjes së banditëve “të kuq” është penalizuar nga ky Komision inekzistent dhe i pamoralshëm. Mos të harrojë Shoku Ganaj se objekti i punës së Komisionit “famëkeq” që mendon se drejton, është kontrolli i qeverisë më të korruptuar në Europë. Ky komision “i famshëm” për nga lloji të na sqarojë ne shqiptarëve “naive” se c’bëhet me “Arsen Lupenët” e parlamentit të inkriminuar rilindas. Transparenca e qeverisjes demokratike duhet parë jo vetëm si një virtyt qeverisës por dhe një obligim publik para shtetaseve. Është detyrë e shtetit ligjor dhe e demokratëve të devotshëm që në kuadrin e luftës mbarëkombëtare “me duar të pastra”, të kërkojnë rinovimin dhe rikonceptimin e këtij institucioni. Parësore është që ky Komision të depolitizohet dhe të përgjegjësohet për objektin e veprimtarisë që mbulon. Cdo shqiptar i ndershëm nuk duhet të harrojë se kemi një kryeministër “bandit” që e përdor shtetin si “lopën” e majme. Përdorimi abuziv i shtetit shqiptar është shfaqur më pastër se kurrë në pragfushatash elektorale. Të mjerët shqiptarë! Akoma sot nuk e dinë se rilindasit “e shkolluar” për të financuar fushatën e ardshme elektorale, atë të mbijetesës do të përdorin një mekanizëm më shkencor, më diabolik, atë të normave të interesave bankare. Është evidentuar si mjaft i dyshimtë dhe destabilizues në kuadër makroekonomik vendimi i ashtuquajtur “historik” pragzgjedhor i dirigjentëve të Bankës së Shqipërisë për uljen e normës së interesit në marrëveshjet REPO. Krimet tuaja o rilindas, s’kanë të sosur. S’do të jetë e largët dita kur përballë shqiptarëve do të jargavitet brigandi Rama, Baltazar Kosa i kohëve moderne.Shqiptarët e varfër vazhdojnë të paguajnë ndershmërinë e tyre, antishqiptarizmin e udhëheqësve të tyre. Jam gati t’ju përball me dhjetra fakte kur asnjëherë nuk është vendosur në interes të qytetarëve shqiptarë, ekonomisë vendase dhe shëndosjes së buxhetit anemik të shtetit, por në interes të monopoleve dhe klaneve të ndryshme qeveritare antikombëtare që kanë mbështetur potencialisht pushtetin e Baronit Mynhauzen në Shqipëri. Mbase edhe këtë herë jemi të fundit në Europë për të rrëzuar klikën kriminale që na qeveris, por shqiptarët do të gjejnë shpejt rrugën për të rifituar lirinë, dinjitetin dhe pasuritë që u janë grabitur.

I nderuar i pari i Gubernës shqiptare, I nderuar Shoku Kryerilindas! I nderuar Shoku Sekretari i Parë i Partisë-Shtet! Me nder Jush, unë maloku nga fshati Shkodër i kërkoj të falur “çunit” nga Tirona për ndonjë “mosbesim” në lidhje me suksesin e programit të “Rilindjes” të kombit shqiptar. Nëse keni ndonjë mëdyshje, jeni të lirë t’i referoheni raporteve të FMN, BB, trakteve komuniste “Zëri i Popullit”, “Tema”, “Dita”. Të mëndjejnë “Rilindasit”, pushtetarët më antishqiptarë dhe më kriminalë të historisë tragjike të kombit tonë. Besoj se e kuptojnë që koha e tyre ka mbaruar. Ora e historisë po afron, është ora e vërtetë e shqiptarëve. Uroj që të jeni i “plotfuqishëm” në misionin historik që Ju kanë ngarkuar 1 000 000 shuplakat. Ftoj bashkëkombasit e mij kudo që janë, të shporrim sa më parë këtë “Rivdekje”, këtë fatkeqësi kombëtare. Të bashkohemi si kurrë ndonjëherë për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

Share: